Pens: SHBA-ja kërkon mënyrë për thellimin e marrëdhënieve me BE-në

Nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens sot në Bruksel deklaroi se administrata e Donald Trampit kërkon mënyra që “t’i thellojë marrëdhëniet” me BE-në.

Pens në Bruksel u takua me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, me ç’rast theksoi se “është falënderues për mundësinë ta vizitojë dhe me të t’i shqyrtojë mënyrat për thellimin e marrëdhënieve me BE-në”.

Mogerini theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja kanë për të kryer shumë punë dhe veçmë është caktuar fillimi i negociatave.

Nënpresidenti amerikan u prit para ambasadës së SHBA-së në Bruksel nga protestuesit, të cilët planifikojnë të shkojnë para institucioneve evropiane, ku më vonë Pens do të bisedojë me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan-Klod Junker dhe njeriun e parë të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në orët e paditës është planifikuar takim i Pensit edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë fundjavës Pens mori pjesë në Konferencën e Munihut për siguri, në të cilën mori pjesë elita diplomatike-ushtarake botërore.

Me këtë rast ai deklaroi se SHBA-ja do të jetë i palëkundur në mbështetjen e NATO-s dhe se e konsiderojnë Rusinë përgjegjëse për situatën në Ukrainë, duke tentuar t’i qetësojë aleatët evropian të shqetësuar nga deklaratat e Trampit se NATO-ja është vjetruar dhe se planifikon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button