Gjykata penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim disa personave të dyshuar për tregti me drogë

Gjykata penale i ka caktuar 30 ditë paraburgim Sead Rahiqit, vëllait të Esad Rahiqit i cili ka qenë deputet i LSDM-së. U arrestua këtë fundjavë në një aksion policor së bashku me katër persona të tjerë nën dyshimin se ka organizuar grup kriminelësh që kanë shitur kokainë në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Nga gjykata penale vërtetuan se edhe personave të tjerë u kanë caktuar paraburgim prej 30 ditësh.

Sipas informatave të MPB-së, Sead.R (51), Z.M (29), M.D (26), M.M (36), dhe Z.S (34) u arrestuan në kuadër të aksionit “Rrjeti” kundër tregtisë me drogë.

уапсени_за_дрога_сетко_на_есад_рахиќ__5_

Ashtu siç deklaruan dje nga MPB-ja, gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar grupi dyshohet se ka vepruar në rajonin e Shkupit, si dhe jashtë qytetit, kanë shitur drogë me vlerë prej 3.000 deri 4.500 denarë për një paketim.

Kokaina ka qenë e furnizuar nga persona të panjohur nga Sërbia në sasi më të vogla, me qëllim të transportimit më të lehtë dhe më të shpejtë.

“Nga ana e S.R si organizator i grupit janë angazhuar M.D dhe M.Z të cilët u kanë shitur kokainë narkomanëve, ndërsa pas shitjes e kanë lajmëruar S.R për paratë e gatshme të cilat janë fituar. Gjithashtu, është vërtetuar se M.M  ka ndërmjetësuar për kryerjen e shitjes së drogës narkotike kokainë, kështu që kur ka pasur nevojë për shitjen e drogës, e ka lajmëruar S.R dhe e ka kryer shitjen, ndërsa një pjesë të parave i ka mbajtur për vete”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

LEXO: Ish deputeti Esad Rahiq: Plumbat që u gjetën gjatë bastisjes për arrestimin e vëllait, janë të miat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button