Zvërlevski ka hapur hetim kundër funksionarëve të lartë në MPB për mashtrime zgjedhore

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur procedurë parahetimore kundër ish funksionarëve të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe persona tjerë fizik dhe juridik (ndërmarrje) nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica, të cilët ngarkohen me vepra penale për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.mk.

Personat, identiteti i të cilëve nuk zbulohet, dyshohen për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, ndërkaq veprat për të cilat kryhen hetimet janë bërë gjatë viteve 2014-2016.

“Ekziston bazë dyshimi se personat kanë kryer ndikim ndaj votuesve nëpërmjet formave të ndryshme gjatë kohës së zgjedhjeve, me të cilën kanë kryer vepra penale. Në drejtim të konstatimit të plotë të gjendjes faktike, Prokuroria Publike ka siguruar të dhëna, dëshmi dhe materiale të nevojshme”, qëndron në kumtesën e Prokurorisë.

Javën e kaluar Prokuroria Publike e Shkupit kumtoi se ka hapur procedurë kundër “një person – organizator të fushatës zgjedhore dhe persona tjerë”, por edhe kundër personit juridik, për veprën penale keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore. Në kumtesën e Prokurorisë Publike edhe atëherë nuk u konkretizua se për cilët persona bëhet fjalë dhe për cilën parti politike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button