Ish deputeti Esad Rahiq: Plumbat që u gjetën gjatë bastisjes për arrestimin e vëllait, janë të miat

Ish deputeti i LSDM-së, Esad Rahiq ka qenë i ftuar në lajmet e “TV24”, i cili ka folur për arrestimin e vëllait të tij Sead, i cili është i dyshuar për tregti me drogë, gjatë së cilës policia ka gjetur një qese me pluhur kokaim, por edhe 50 plumba 9mm, transmeton Portalb.mk.

Esad Rahiq vlerëson se ky rast është montim politik pasi që janë shkelur një sërë procedurash gjatë bastisjes, duke e shkelur edhe të drejtën e prezumimit të pafajësisë dhe shpërndarjes së gënjeshtrave të teorive për narko-bos.

Sipas ish deputetit të LSDM-ë, plumbat të cilët janë gjetur janë të tij dhe për atë ai ka leje.

Ai thekson se të gjithë ata që shpërndajnë gënjeshtra do t’i paditë, ndërkaq për vëllain e tij thotë se ai vetë do të duhet që të mbrohet, por nuk beson se do të ketë gjykim korrekt sipas praktikës së tanishme të pushtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button