Linda Halimi kujton paragjykimet e viteve të para: Kur më thoshin “je nga fshati…”

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Linda Halimi, nuk e ka pasur të lehtë rrugëtimin në muzikë. Edhe pse u spikat qysh në “Ethet e së premtes” për zërin potent, skualifikimi aty e refuzimet e mëtejshme ishin muret e parë që i treguan se, nëse doje t’i çaje, duhet të punoje shumë, duhet të kishe durim e, mbi të gjitha, duhet të shmangie paragjykimet. Edhe pse kjo e fundit nuk ishte gjithmonë aq e lehtë, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

E ftuar pasditen e sotme në programin “E diell” në Top Channel, përballë Adi Krastës, Linda tregon se është shumë krenare për veten. Ky është momenti i saj, por shumë vite më parë, as nuk mendonte se do të arrinte këtu apo se do të binte në sy edhe në kompeticione ndërkombëtare si ai i American Idol, në të cilin ajo jo vetëm tërhoqi vëmendjen e jurisë, por kaloi edhe fazat më të rëndësishme.

Megjithatë, fillimet nuk i ka harruar, aq JO-të e pafundme nga njëra derë në tjetrën. Peripecitë artistike ka dashur t’i tregojë edhe përmes këngës konkurrente në Eurosong – qëllimi i së cilës është të përcjellë një mesazh. E pyetur nga Krasta për vuajtjet e rrugëtimit si këngëtare, ajo tregon se ka pasur boll të tilla: “Kam pasur vuajtje si këngëtare. Kjo është rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Kam pasur edhe unë shumë JO në këtë profesion, madje JO nga shumë dyer. Atëherë më thoshin se “kurrë s’ke për të arritur”, “kurrë s’ke për të ecur përpara”, “ti je nga fshati”, “s’ke për të bërë gjë…” – tregon Linda.

Megjithatë, kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk e la shpresën: “Derisa edhe unë ekzistoj, pse të mos shpresoj se do të bëhem?”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button