Humb 6 kg në 3 faza dietë

Dietën e Nju-Jorkut e ka dizajnuar trajneri i falshëm, David Kirsch, dhe shpejt është bërë popullore, sepse premton humbjen e rreth 6 kilogramëve dhe 12 centimetrave në bel. Dieta bazohet në ushqimin e pasur me proteina dhe karbohidrate dhe ndahet në tri faza, transmeton gazeta Kosova Sot.
FAZA E PARË E DIETËS

Në dy javët e para ushqimi bazohet në kërpudha, të bardhët e vezëve, arra, salmon, perime me përmbajtje të ulët të niseshtesë dhe në proteina. Nuk guxoni të konsumoni assesi alkool dhe po ashtu ndalohen edhe prodhimet e qumështit, kafeja, pemë, yndyrë. Mjafton të merrni 800 – 1000 kalori në ditë.

FAZA E DYTË E DIETËS

Faza e dytë e dietës zgjat dy javë dhe baza është e ngjashme me të parën, pos se tani mund të konsumoni shujta me karbohidrate siç janë bishtajat, patatja e ëmbël, pemët dhe kështu me radhë. Në këtë fazë lejohet të merrni 900 deri 1.000 kalori në ditë.

FAZA E TRETË E DIETËS

Në këtë fazë, gradualisht lejohen ushqimet e ndaluara në dy fazat paraprake. Gjatë dietës sugjerohen ushqime dhe merrja me aktivitete fizike. Më së miri të merreni me ushtrime për të gjitha grupet e muskujve, vraponi ose kaloni litarin për rreth 45 minuta në ditë. Ushqimi i pasur me proteina në kombinim me aktivitetet fizike është kombinim i hatashëm për shkrirjen e dhjamit. Me një regjim si ky, për një periudhë të shkurtë kohore do të prekni rezultate të hatashme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button