Pence: SHBA nuk do të lejojë që Irani të kërcënojë stabilitetin rajonal

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Mike Pence, ka deklaruar se Washingtoni nuk do të lejojë që Irani të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë Konferencës së 53-të të Sigurisë në Mynih, Pence ndaras është takuar me kryeministrin e Irakut, Haidar al-Abadi dhe me presidentin e Vetëqeverisjes Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani.

Në njoftimin me shkrim të Shtëpisë së Bardhë theksohet se Pence gjatë takimit me kryeministrin Abadi lavdëroi përpjekjet dhe përparimin të cilët forcat e bashkuara irakiane e realizojnë në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DEASH.

“Zëvendëspresidenti Pence tha se nuk do të lejojmë që Irani të kërcënojë sigurinë e aleatëve tanë, përfshirë edhe Irakun dhe të kanosë këtë rajon”, theksohet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Pence dhe Abadi biseduan edhe për vazhdimin e bashkëpunimin amerikano-irakian, me theks mbi bashkëpunimin në sektorët e mbrojtjes dhe ekonomisë.

Zëvendëspresidenti amerikannë Mynih u takua edhe kreun e Vetëqeverisjes Kurde në Irakun Verior, Barzai, ndërsa me këtë rast theksoi se është me rëndësi që autoritetet kurde nga Erbili të vazhdojnë bashkëpunimin konstruktiv me qeverinë irakiane në Bagdad. “SHBA do të vazhdojë mbështetjen e plotë të Irakut të bashkuar, federal dhe demokratik”, u shpreh Pence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button