Vdekja e Kim Jong-namit, Malajzia në kërkim të 4 koreano-veriorëve

Malajzia është vënë në kërkim të katër të dyshuarve tjerë koreano-veriorë të cilët u larguan nga vendi në të njëjtën ditë, kur Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u nda nga jeta në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Llumpurit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëvendësshefi i policisë së Malajzisë, Noor Rashid Ibrahim, në një konferencë për shtyp bëri të ditur identitetin e katër të dyshuarve.

Ai gjithashtu tregoi edhe fotot e dy koreano-veriorëve, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, për të cilët është lëshuar një urdhërarrest nën dyshimin se kanë lidhje me vrasjen e Kim Jong-namit.

Jong-nam ndërroi jetë të hënën, pasi shfaqi probleme shëndetësore në aeroportin në Kuala Llumpur. Ai kërkoi ndihmë mjekësore, ndërkohë që stafit mjekësor të cilët i kishin dalë në ndihmë u kishte thënë se është sulmuar me një spërkatës kimik. Jong-nam vdiq në autoambulancë, rrugës për në spital.

Policia malajziane njoftoi se katër persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e tij. E dyshuara e parë e cila posedonte dokumente vietnameze me emrin Doan Thi Huong (29), u arrestua të mërkurën në kohën kur po përpiqej të hipte në një avion për Vietnam, ndërsa e dyshuara e dytë ka poseduar dokumente indoneziane më emrin Siti Aishah (25), të cilat janë duke u kontrolluar.

Të dy vajzat u identifikuan përmes xhirimeve të marra nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Kuala Llumpur.

Përveç dy të arrestuarave, natën e mërkurë policia ka ndaluar një shtetas të Malajzisë, për të cilit besohet të jetë partner i të dyshuarës së dytë.

Rasti ka ngritur tensionet mes Malajzisë dhe Koresë së Veriut. Zyrtarët e Phenianit kanë kërkuar që tu dorëzohet trupi i pajetë i Kim Jong-namit, ndërsa kanë kundërshtuar kryerjen e një autopsie mbi të, për çka kanë thënë se nuk do të njohin rezultatet nga e njëjta.

Malajzia nga ana e saj thotë se do të kryejë autopsinë me pretekstin se do të ndjekin procedurat.

Kim Jong-nam është djali më i madh i ish-liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-ill, ndërsa në Korenë e Veriut ai nuk ka pasur asnjë post sepse ka qenë i lindur në një marrëdhënie jashtëmartesore të ish-liderit me aktoren Sung Hae-rim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button