“Turqia dhe SHBA duhet të veprojnë bashkë kundër terrorizmit”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim dhe zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, në kuadër të konferencës së 53-të të Mynihut për Sigurinë, mbrëmë kanë bashkëbiseduar për marrëdhëniet dypalëshe mes shteteve të tyre, për bashkëpunimin ushtarak në kuadër të NATO-s, si dhe për luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar nga qeveria turke, thuhet se në takim është vënë theksi te rëndësia e marrëdhënieve dypalëshe si dhe te përcaktimi për forcimin e tyre.

Yildirim i ka transmetuar nënpresidentit amerikan gatishmërinë e Turqisë për bashkëpunim me administratën e re amerikane në lidhje me organizatën terroriste FETO dhe ekstradimin në Turqi të liderit të saj Fetullaha Gylen. Në takim është theksuar se me një veprim të tillë do të hapej një faqe e re në marrëdhëniet SHBA-Turqi.

Yildirim ka nënvizuar se të dy vendet duhet të veprojnë bashkarisht në luftë kundër organizatave terroriste siç janë DEASH dhe FETO, ndërkohë që ka theksuar si të domosdoshëm bashkëpunimin i cili do të rezultonte me një zgjidhje të përhershme për Sirinë e kapluar nga lufta.

Pence, nga ana e tij ka thënë se administrata e re amerikane i kushton një rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Turqinë, ndërkohë që ka theksuar se SHBA-të janë të gatshme të forcojnë dialogun me Turqinë në të gjitha sferat, përfshirë luftën kundër terrorizmin dhe bashkëpunimin rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button