Narcizizmi ky ves që po fundos Deklaratën (Platformën) shqiptare

Gjatë historisë tonë kombëtare neve shqiptarëve “Bajraktarizmi dhe narcizizmi” na ka kushtuar bukur shumë, sa që shumë herë jemi bërë edhe gazi i botës sepse pikërisht këto dy vese të pashërueshme ndër politikanët shqiptarë sollën që brenda përbrenda politkanëve shqiptarë të ndërhyn faktor të jashtëm për uljen e tensioneve dhe arritjen e kompromiseve për punët tona të brendshme.Mirëpo,pavarësisht edhe ndërhyrjeve të jashtme  këto kompromise asnjëher nuk u implementuan deri në fund në praktik ashtu sic ishin firmosur pikërisht nga këto dy vese të sipërcekura.

Një praktik të tillë të ndërhyrjes së faktorëve të jashtëm dhe dështimit të marrëveshjeve gjatë implementimit të tyre në praktik nga vesi i narcizizmit e kemi ndër politikanët shqiptarë në Tiranë,Prishtinë,Shkup,Preshevë dhe Ulqin.
Në rrugën e dështimit të impelemtimit të sajë në praktik është nisur edhe Deklarata(Platforma) e përbashkët e partive shqiptare në Maqedoni akoma pa u publikuar si e plotë para opinionit të gjerë se cka në të vërtet përmban me saktësi kjo Deklaratë.

Në parim nuk ka shqiptarë që është kundër kësaj Deklarate(Platforme).
Por,kësaj deklarate menjëhër pas firmosjes së sajë filluan që ti fusin bërryla pikërisht vetë hartuesit e sajë.Ndoshta nga fakti që aktorët që firmosën dokumentin në fjalë janë politikanë të vjetër dhe të konsumuar ndër shqiptarët pavarësisht se për momentin janë nën singlen e partive të reja i bëri ata që të bëjnë shumë shoë,populizëm dhe zhurmë.

Tani më secila nga partit hartuese të Deklratës(Platformës) filluan të bëjnë interpretimet e tyre rreth Deklaratës(Platformës)edhe ate ndryshe para mediave dhe nëpër debate dhe skajshmërisht ndryshe në terren.
Deri më tani asnjëra nga partit në fjalë në asnjë debat nuk saktësoi pikat e kësaj Deklarate(Platforme) së përbashkët përvec pikës e cila më së shumti prodhon populizëm dhe ajo është ligji për përdorimin e gjuhës shqipe.Por,asnjëra nga hartueset e Deklaratës(Platformës) nuk po tregon se përdorimin e gjuhës shqipe e parashohin që ta rregullojnë brenda Kushtetutës dhe ligjeve pozitive të shtetit dhe kjo i bie që ligji për përdorimin e gjuhës shqipe mund vetëm të grimohet dhe asesi të gjejë zgjidhje ashtu sic propagandohet sepse nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

Lideri i BDI-së,z.Ali Ahmeti asnjëher nuk u qartësua para opinionit shqiptarë se cka po ndodhë me Deklaratën(Platformën)e përbashkët shqiptare dhe cka nëse ajo nuk pranohet nga asnjera parti e bllokut maqedonas?Nëse nuk pranohet nga asnjëra parti atëher do jetë gjallë kjo Deklaratë(Platformë) apo secila parti do e ndjek rrugën e vetë duke  e fajësuar njëra tjetrën për dështim eventual të sajë?

Lideri i Lëvizjes BESA,z.Bilall Kasami i cili më shumë po e luan rolin e priftit ku po pret që gjynaqarët të shkojnë të rrëfehen para atij dhe kërkojnë mendim sesi duhet të jenë gjërat dhe kush duhet të jetë në listat për formimin e Qeverisë por asnjëher nuk mori përsipër edhe përgjegjësit politike që i takojnë një lideri.Edhe pse është hartues dhe firmëtar i kësaj Deklarate(Platforme) ai cdo herë tregoi se kjo firmë e tij vlen vetëm nëse Qeverin do ta formoje LSDM-ja në një farë mënyre me vetëdije apo pa vetëdije u shndërrua në zëdhënës i LSDM-së në bllokun politik shqiptarë.

Përfaqësuesi i Aleances për shqiptarët që u vetimponua edhe si një llojë lideri i Aleancës,z.Ziadin Sela gjatë gjithë kësaj kohe halli i tij i vetëm është që të vetëshpallet lider i Aleancës dhe jo lider i LR-PDSH-së duke keqpërdorur skajshmërisht Aleancën të jepë përshtypjen se është një Menduh Thaci-junior.
Në cdo debat televiziv shkurtimisht manipulon me fjalë të bukura rreth ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe dhe buxhetit me prerje lokale dhe menjëher insiston që të propagandon rrethë shkrirjes së Aleancës në një parti parti politike edhe pse një mbështjeje të tillë nuk e ka nga partnerët e tij të koalicionit por një ngutim të tillë e ka nga që në terren ka punuar dhe po punon që një pjesë e UNITETIT të shkrihet në LR-PDSH.

Duke u nisur nga të gjitha këto elemente të sipërcekura dhe jo vetëm,jemi të vetëdijshëm për mundësit e realizimit të Deklaratës(Platformës) shqiptare.

Prandaj,fajin për zvogëlimin e numrit të deputetëve shqiptarë nuk duhet kërkuar te qytetarët shqiptarë sepse fajtor të drejtpërdrejt janë vetëm liderët e tillë të cilet vuajnë nga këto dy vese të pashërueshme rrespektivisht nga vesi i Bajraktarizmit dhe Narcizizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button