Ibrahimi për vizitë në “Agropal” kompani shfrytëzuese e masave për punësim

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi së bashku me drejtorin e Agjencisë për punësim Vllatko Popovski sot e vizituan kompaninë “Agropal” në Bërvenicë të Tetovës që ka gjashtë të punësuar të cilët mbledhin dhe përpunojnë mbeturina të plastikës në thasë të plastikës dhe letra alumini që pastaj plasohen, në tregun vendor dhe atë të huaj, transmeton MIA.

Sipas kompetentëve rritja e tyre dhe hapja e të ashtuquajturave vende pune të gjelbërta është ndihmuar nga masat operative për punësim që në dhjetë vitet e fundit nga zbatimi i tyre kanë hapur  mbi 40 mijë vende të reja pune në kompanitë nëpër shtet.

“Kompani që veçmë 20 vite është aktive në treg dhe një nga kompanitë që me të vërtetë tregon se si biznesi privat  mund të zhvillohet. Në periudhën e fundit ato shfrytëzuan tre masa  nga plani operativ  për punësim Maqedonia punëson 1, punësim i subvencionuar dhe trajnim te punëdhënësi i njohur. Tani bëjmë plane  se si t’u ndihmojmë në të ardhmen”, deklaroi ministri Ibrahimi.

Drejtori i Agjencisë për punësim Popovski theksoi se kjo kompani është shembull ku disa masa qeveritare kanë sjellur deri te rritja e punësimeve dhe mbi 15 persona janë punësuar me to.

“Ne do t’u ndihmojmë në çdo segment sepse nuk janë vetëm këtu trajnimet dhe subvencionet por ka edhe shumë aspekte tjera që i ofron plani operativ për punësim. Porosi për të gjithë ato që do të zgjedhin në të ardhmen vende pune, që do të zgjedhin arsim  të shohin se çka kërkohet në tregun e punës, cili është ai profil arsimor dhe  mjeshtri që në të ardhmen të mos jenë të papunësuar”, tha Popovski.

Nga kompania presin se ndihma nga institucionet kompetente do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri Ibrahimi dhe drejtori Popovski paralajmëruan se përveç masave të kompetencës së tyre do të mundohen  në periudhën e ardhshme  të jenë medium  përmes të cilave kompanitë e tilla dhe të ngjashme do të mund të kërkojnë ndihmë  edhe nga Ministritë tjera dhe Institucionet shtetërore me qëllim të zhvillimit të tyre të mëtutjeshëm dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button