Qytetet më të shtrenjta në botë

Anketimi për koston e jetës në botë i bërë nga EIU është një mjet që përdor qytetin e Nju Jorkut si bazë. Dhjetë qytetet më të mira këtë vit janë dominuar nga qytetet aziatike dhe australiane, si dhe disa qytete evropiane.

Singapori ndodhet në krye të listës, duke zëvendësuar Tokion, që ndodhej në majë në vitin 2013. Monedha e fortë e qytetit, e kombinuar me koston e lartë të makinave dhe faturat e larta kontribuuan për ta vendosur Singaporin në krye të listës. Po ashtu, ky është vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë rroba. Qytetet e tjera që bëjnë pjesë në listën e pesë qyteteve më të shrenjta për të jetuar janë Parisi, Oslo, Zyrihu dhe Sidnei, ndërsa Tokio ka zbritur në vendin e gjashtë.

1.Singapori, Singapor

2.Parisi, Francë

3.Oslo, Norvegji

4.Zyrihu, Zvicër

5.Sidnei, Australi

Shumica e qyteteve aziatike që kryesojnë listën ndodhen aty për kostot e larta të ushqimeve. Tokio është ende në majë të listës për artikujt e përditshëm ushqimorë. 

Megjithatë jo të gjitha qytetet aziatike janë të rënda për xhepin. Qytetet kryesore të Indisë, si Mumbai dhe Nju Delhi, janë qytetet më pak të shtrenjta në botë. Çmimet në Mumbai janë të ulëta për shkak të pabarazisë në të ardhurat e popullsisë. Pagat e shumë punonjësve të qytetit vazhdojnë të jenë të ulëta dhe qeveria i ndihmon për të shpenzuar më pak. 

Jashtë nënkontinentit, Damasku në Siri është qyteti i katërt më i lirë në botë, për shkak të konflikteve që kanë çuar në uljen e çmimeve./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button