Shkupi humbi derbin nga Vardari, fitojnë Shkëndija dhe Renova

Me ndeshjet e javës së 19-të, ka filluar sezoni pranveror i Ligës së Parë të Maqedonisë. Skuadra e Vardarit ka shënuar fitore në derbin e qytetit ndaj Shkupit me rezultatin 3:0.

Goli i parë i ndeshjes ishte autogol, kur topi goditi në kokë Besart Krivanjevën. Më pas, një eurogol shënoi Juan Felipe. Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Dejan Blazevski në minutën e 82-t.

Shkëndija e filluar kampionatin me fitore 2:0, ku në debutimin trajneri gjerman Tomas Brdariç  dhe futbollistët e tij morën tri pikët e para. Kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani në pjesën e parë dhe Medjedoviç në të dytën realizuan golat për fitore kundër Sileksit.

Renova si mysafire ka fituar Bregallnicën me rezultat 0:1. Në ndeshjet tjera Rabotniçki ka fituar ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat 0:3, ndërsa takimi Pobeda-Pelisteri është mbyllur me barazim 2:2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button