St. Moritz, austriaku Hirscher kampion bote në sllallom

Skiatori austriak, Marcel Hirscher, është shpallur sot kampion bote në sllallom, pasi në ditën e fundit të garave të kupës së botës në ski, të mbajtur në St. Moritz të Zvicrës ai zuri vendin e parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas fitores në sllallomin e madh, Hirsher triumfoi edhe në garën e sotme në sllallom duke dalë i pari në të dyja garat, para austriakut Manuel Feller, nga i cili ishte më i mirë për 68 të qindtat e sekondës.

Në podiumin e rezervuar për më të mirët u ngjit edhe skiatori gjerman Felix Neureuther i cili fitoi medaljen e bronztë me një mbetje prapa Hirscherit për 93 të qindtat e sekondës.

Fituesi i pesë garave të sivjetme në sllallom, norvegjezi Henrik Kristoffersen u rendit në vendin e katërt, me 11 të qindtat mbetje prapa gjermanit Neureuther.

I dyti dhe i treti nga gara e parë, Marc Schrarz dhe Michael Matt nuk i mbijetuan presionit të madh në garën e dytë, duke përfunduar në vendin e shtatë dhe të tetë, duke prishur planet e austriakëve për një podium mbarëaustriak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button