Kur spiunët vrasin me helm – arma e heshtur

Helmi është arma e heshtur, e përdorur shpesh nga shërbimet e fshehta. Dhe pikërisht agjentët koreano-veriorë e kanë përdorur në disa raste për të eleminuar kundërshtarët e regjimit. Një mënyrë veprimi e cila është e konsoliduar dhe e provuar tashmë. Edhe pse gjithmonë duhet marrë me rezerva, po të kemi parasysh që shpesh herë, në luftën mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, propaganda del mbi realitetin.

Precedentët

Në verën e vitit 2011, dy aktivistë të cilët ndihmonin të arratisurit nga Korea e Veriut në Kinë, u bënë shënjestër e sulmeve misterioze. I pari, Patrick K., u gjet i shtrirë pranë një stacioni taksish. Dhe në gjendje të dëshpëruar, do të vdiste shumë shpejt. Dyshimi është se qe helmuar me një injeksion. Disa ditë më vonë, në Yanij, gjithmonë në Kinë, një misionar koreano-jugor duke ecur nëpër rrugë, pati një si ndjesi djegie, në pjesën e poshtme të këmbës. U kthye dhe pa një një person, që në gjuhën kineze i tha: “Më falni, më falni.” Menjëherë, viktima ra pa ndjenja. Për fat të mirë arrijnë ta shpëtojnë. Në fund, autoritetet e Seulit, në gusht të atij viti, njoftuan arrestimin e një spiuni të Koresë së Veriut, i akuzuar se ishte përpjekur për të vrarë Park Sung Haq, një mërgimtar i cili dërgonte balona ajri me mesazhe propagandistike në drejtim të Koresë së Veriut. Do të shpërndaheshin edhe fotografitë e “armëve”: stilolapsa që fshehin age të vogla.

Lufta e Ftohtë

Përpara koreano-veriorëve, historinë e kanë bërë operacionet e epokës së luftës së ftohtë. Në shtator të vitit 1978 në Londër, u vra Georgi Markov, një disident bullgar. Vrasësi i tij do të përdorte ricinë të “ndarë” nga një çadër e modifikuar. Një rast që do të hyjë në histori, ashtu sikurse dhe tentativat e shumta të CIA-s për të vrarë Fidel Kastron, duke helmuar purot dhe objekte të tjera që përdorte udhëheqësi koreano-verior. /CdS

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button