Duhet apo jo të shpojmë veshët e fëmijëve?

Po apo jo në shpuarjen e veshëve te fëmijëve? Me shumë mundësi shumica e nënave do të mendojnë “Nuk do të pësojë gjë, edhe unë i kam shpuar shumë e vogël!”. Por ka edhe nga ato që e mendojnë dy herë ndërhyrjen në pamjen e foshnjës së tyre. Në këtë kategori bën pjesë edhe një nënë e re, që ka vendosur të ndajë me të gjithë asyet se pse nuk do që vajza e saj të përjetojë këtë procedurë.

Para pak kohësh shkuam me një shoqe në një argjendari për të shpuar veshët e vajzës së saj. Ende nuk isha bërë nënë. Megjithatë ajo që pashë ishtë mjaftueshëm për të vendosur se unë nuk do e vija kurrë vajzën time në rolin e vogëlushes. U trondita! Vajza e shoqes sime gjatë gjithë rrugës ishte duke qeshur, por kur arritëm atje dhe ajo pa një person të panjohur t’i afrohej duke mbajtur në dorë një send të panjohur për të, fytyra iu vesh mënjëherë nga frika. Filloi të qante, ndërkohë që e ëma dhe argjendari e mbanin me forcë që të mos lëvizte. Fillova dhe unë të qaja. Doja ta merrja vogëlushen dhe ta largoja menjëherë që atje. Jam e sigurt që shoqja ime kishte qëllimet më të mira për të bijën, megjithatë kjo nuk i jepte të drejtën të ndërhynte në pamjen e saj.

Fëmija nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë i ndodh në atë moment. Edhe pse dikush mund të thotë që ka plot raste gjatë të cilave prindërit i detyrojnë prindërit të bëjnë diçka që nuk duan, ky nuk është argument. Edhe nëse dikush mund të mendojë që vrimat mund të mbyllen shumë shpejt dhe kur të rritet fëmija mund të vendosë vetë nëse i do apo jo, kjo përsëri nuk do të thotë se ne si prindër kemi të drejtë të ndërhyjmë në pamjen e tyre.

Mbase gabimi që i çon shumë prindër në këtë vendim është që i konsiderojnë fëmijët si pronën e tyre. Por diçka e tillë nuk ekziston, nuk duhet të ekzistojë! Sepse në këtë mënyrë prindërit ndërhyjnë në fëmijërinë dhe pafajësinë e tyre me një formë pothuajse të dhunshme. Mendoni, do të bënin të njëjtën gjë nëse vajza de tyre do të kërkonte të lyhej në fillore? Sigurisht që përgjigja është negarive.

Por më e rëndësishmja është çështja e dhembjes. Ashtu siç prindërit nuk lejojnë dikë të lëndojë fëmijën e tyre, me të njëjtën mënyrë nuk duhet ta lëndojnë as ata. Edhe pse me qëllim të mirë. Edhe nëse nuk e kuptojnë. Edhe pse disa mbështesin se shpuarja e veshëve zgjat vetëm një çast, aq saç dëgjohet pistoleta e shpuarjes. Megjithatë dhembja është dhembje. Fundja nëse është një proces normal, pse fëmija nuk ndalon së qari?

Dikush tjetër mund të thotë se fëmijët qajnë edhe kur marrin kura të ndryshme nga doktori, kur vaksinohen ose kur bëjnë gjilpërë. Por mos harroni që të gjitha këto janë të domosdoshme, ndërsa shpuarja e veshëve bëhet qartësisht për arsye estetike.

Gjithashtu bashkë me dhembjen ka edhe rreziqe infeksioni. Sidomos kur fëmijët janë në moshë të vogël dhe nuk është zhvilluar ende plotësisht sistemi i tyre imunitar.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, vendosa të mos…zbukuroj me vathë veshët e vajzës sime, edhe pse ime më më ka vendosur vathë që kur isha gjashtë muajshe. Vendosa ta lë të zgjedhë vetë nëse një ditë do të dëshirojë ta bëjë. Fundja ajo ka më shumë se secili të vendosë për trupin e saj. Sepse çfarëdo që të zgjedhë për mua do të mbetet e bukur. Të gjithë fëmijët, çfarëdo që të bëjnë janë të bukur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button