Përse çiftet me karakter të njejtë nuk qëndrojnë bashkë?

Personat e ndryshëm tërhiqen dhe qëndrojnë bashkë, kjo është fakt, por jo për shkak të asaj se të ngjajshmit nuk tërhiqen ndaj njëri-tjetrit, por vetëm se ato nuk mund të qëndrojnë bashkë për shkak të disa arsyeve.

Çiftet me karakter të njejtë kanë mendime të njejta

Për dallim nga çiftet të cilët kanë mendime të ndryshme, ato me mendimet e njejta nuk qëndrojnë bashkë sepse me kalimin e kohës u zhduket komunikimi mes vete.

Si të mos zhduket kur mendojnë dhe flasin njësoj, apo jo?

Çiftet me karakter të njejtë kanë reagime të njejta

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për gjëra të mira ose të këqija, reagimet e të dy partnerëve janë gjithmonë të njejta dhe të parashikueshme për njëri-tjetrin dhe kjo gjë mund tu bëhet monotone dhe ta shkatërrojë lidhjen.

Çiftet me karakter të njejtë kanë përditshmëri të njejtë

Kanë hobi të njejta, plane të njejta për të dalë, e shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë të njejtë, thjesht kanë një përditshmëri të njejtë, e për shkak të kësaj nuk mund të thonë asgjë interesante që e kanë bërë gjatë kohës kur nuk kanë qenë bashkë.

Çiftet me karakter të njejtë janë të njejtë

Acarohen për gjëra të njejta, bëhen konfuzë për imtësirat e njejta, nuk i duan llojet e njejta të përsonave, reagojnë njëlloj ndaj konflikteve, sillen njejët me njerëzit e tjerë, ato janë si bineqë.

Por, me kalimin e kohës kjo gjë bëhet mjaft e mërzitshme për të dy partnerët.

Çiftet me karakter të njejtë pas ndarjes më nuk japin shansë të dytë

Ato asnjëherë nuk do të kenë guximin që t’i japin njëri-tjetrit shansë të dytë, sepse kanë krenari të njejtë të cilën nuk e kanë ndër mend ta shkelin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button