Anija më e madhe turistike në botë kthen sytë nga Shqipëria

“Viking SKY”, një nga anijet e mëdha turistike në botë, ankoroi sot në Portin Detar të Sarandës në Jug të Shqipërisë me mbi 1000 turistë, kryesisht amerikanë.
Ata ishin vizitorë të qytetit antik të Butrintit, një pasuri e madhe arkeologjike e Shqipërisë që mbrohet prej vitit 1992 nga UNESCO. Autoriteti Portual shqiptar tha se mbërritja e anijes turistike “Viking Sky “ është prekja e parë për këtë vit që pritet të shënojë gati një trefishim të anijeve të mëdha turistike që do të mbërrijnë në brigjet shqiptare përgajtë 2017, transmeton VOA.

Drejtori i Portit të Sarandës Sotir Davella i tha Zërit të Amerikës se 56 anije me kapacitet nga 1000-3500 vizitorë kanë bërë deri tani rezervimet, ndërkohë që priten të mbërrijnë në port gjatë 2017-ës edhe dhjetëra anije më të vogla.

Njëra prej kompanive, “MSC Cruises” njoftoi autoritetet shqiptare se do ta bënte Sarandën destinacion të përjavshëm në udhëtimet e saj në Mesdhe, duke filluar nga prilli i viti 2017.

Edhe kompanitë e anijeve turistike “Cunard, P&O Crusises” dhe “Holland America”, njoftuan fundvitin e shkuar se do t’i shmangnin portet turke gjatë vitit 2017 duke i zëvendësuar itineraret me Korfuzin dhe Sarandën.

Sipas të dhënave të autoritetit Portual në Sarandë vitin e shkuar në këtë port u përpunuan rreth 251 mijë udhëtarë, rreth 60 mijë më shumë se viti 2015. Autoriteti portual tha se numri i anijeve të mëdha turistike që mbërritën në Sarandë u rrit në 2016 në 22 nga 10 që ishte në vitin 2015.

Autoritet vlerësuan se një rritje pati edhe numri i jahteve ku sipas të dhënave portuale në vitin 2016 u përpunuan 657 jahte nga 455 që ishin përpunuar në vitin 2015. Pjesa më e madhe e mjeteve të lundrimit përpunohen në Kalatën e re që u ndërtua gjatë viteve 2010-2013 me një mbështetje të Bankës Botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button