Lamtumira e Roberto Baggio, përqafimin e fundit ia dha De Biasi (VIDEO)

Sot ka festuar 50 vjetorin një nga legjendat e futbollit italian dhe botëror, Roberto Baxho, “Bishtaleci’ i cili për shumë vite mahniti në fushat e Serisë A.
Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje sot figurës së kësaj legjende të futbollit, duke filluar nga debutimi i tij me Viçencën, për të vazhduar me tërheqjen nga fushat e lojës kur vishte fanellën e Breshias.

Të gjithë kujtojnë vetëm faktin se për disa vite, përkrah tij luante ish-sulmuesi i kombëtares, Igli Tare.

Por pakkush kujtohet që në vitin e fundit të karrierës së Baxhos, dhe më saktësisht personi që i dha përqafimin i fundit pasi doli nga fusha e gjelbër në 16 maj 2004, ishte trajneri aktual i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, i cili në atë periudhë drejtonte “dallëndyshet”, shkruan Panorama Sport.

Brescia luante në “San Siro” ndaj Milanit që kishte fituar titullin kampion dhe De Biazi vendosi t’i dhuronte Baxhos duartrokitjen e fundit në këtë tempull futbolli, duke e zëvendësuar në minutën e 85-të për një “standing ovation” më se të merituar.

Në videon e mëposhtme, shihet edhe përshëndetja e përzemërt e trajnerit aktual të përfaqësueses me Baxhon, në një nga momentet që do të kujtohet gjithmonë në historinë e futbollit italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button