Muhamed Zeqiri: Më sulmuan truprojat e Mijallkovit, ky i fundit demanton

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri për disa media maqedonase ka deklaruar se ka qenë i sulmuar dhe i përjashtuar nga një kafene në kej të Vardarit.

“Unë me disa shokë kisha rezervuar tavolinë në Dion dhe shkuam aty. Erdhi një person dhe na tha që ta lëshojmë menjëherë lokalin pasi që nuk jemi të dëshiruar pasi ka aheng privat. U mundova që ti sqaroja qe ne kemi rezervuar tavolinë, por ai e hoqi. Më pas filluan që duke më shtyrë të më nxjerrin jashtë, dhe pas që në lokalin ishte Sasho Mijallkov. Një nga personat që më largoi kishte shenjën e policisë, kurse një tjetër më sulmoi nga mbrapa. Unë dhe shokët e mi dolëm dhe rastin e lajmëruam në polici”, sqaron për Liberstas, i sulmuari, Zeqiri.

Incidentin e shkaktoi sigurimi i Mijallkovit, kurse ai ishte që e kërkoi atë nga ata, thotë deputeti i sulmuar.

“Falë zotit jam shëndosh e mirë, madje tani më i fortë dhe më i vendosur në luftën kundër kriminelëve. Miqve të mi ju faleminderit për përkrahjen! Drejtësia do të fiton me ose pa mua! E di që në këtë luftë nuk jam i vetëm, nuk është vetëm Muhamedi, po ekzistojnë shumë Muhameda të cilët do të luftojnë kundër krimit dhe drejtësia do të fiton. Është dëshpëruese që ka ende polic të cilët në vend se të punojnë në shërbim të qytetarëve, ata vazhdojnë të jenë në shërbim të Mijallkovit dhe bandës së tij. Pas disa orëve në stacionin e policisë Beko, nuk mund të jepja deklaratë sepse komandanti u frikësua të më lejojë të plotësojë deklaratën pasi përmenda emrin e Sasho Mijallkovit. Të nderuar komandat, për ju së shpejti ai do të jetë këtu!!! Kriminelët të japin përgjegjësi”, deklaroi Zeqiri.

Nga ana tjetër Sasho Mijallkov nëpërmjet një deklarate me shkrim ka thënë se të gjitha deklaratat e Muhamed Zeqirit janë gënjeshtra dhe shpifje.

“Demantoj fuqishëm manipulimet që dikush nga sigurimi im e ka sulmuar. Nëse në një kohë të shkurtër nuk kërkon falje, kundër tij dhe kundër mediave që shpërndajë dezinformata do të pasojnë padi”, shkruan në deklaratën e tij Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button