Rregullat e arta për burrat!

Heqja e mjekrës është një ritual që shumë meshkuj e kryejnë rregullisht, por ka edhe disa sekrete që e lehtësojnë procesin e rruajtjes, duke e mbajtur lëkurën sa më të butë, pa dëmtuar qimen dhe për t’i dhënë fytyrës një pamje sa më të freskët. Le ti zbulojmë!

Filloje me avullin

Hapi i parë është zbutja e qimeve dhe mirëmbajtja e lëkurës. Nëse rruheni në mëngjes, fillimisht bëni një dush me ujë të nxehtë, pasi avulli hap poret dhe zbut lëkurën. Nëse ruheni në mbrëmje lagni një peshqir më ujë të nxehtë dhe mbajeni mbi fytyrë. Madje vendosni një krem para ruajtjes Proraso që çliron qimet dhe i bën ato më të buta.

Pak vaj

Pasi keni dalë nga dushi, përdorni një vaj V76, i cili e bën briskun të jetë më i rrëshqitshëm mbi qime, duke i prerë ato në mënyrë të njëtrajtshme. Masazhojeni fytyrën me vaj për pak çaste, sidomos në pjesën e mjekrës dhe nofullave ku lëkura acarohet më shpesh.

Kremi i rrojes

Është një dilemë e madhe të zgjedhësh kremin e rrojes: shkumë, xhel apo sapun? Një nga më të mirët është Korres, i cili ka sasi të mëdha vajrash esenciale anti-mikrobialë që gjithashtu evitojnë skuqjen dhe bëjnë që PH i lëkurës të jetë sa më pranë normës.

Me furçë apo me dorë?

Nëse e mbani mend, baballarët tuaj kanë pasur furça për të zbutur lëkurën, ndaj ju themi që një e tillë është ideale për të përhapur kremin dhe xhelin në çdo pjesë të fytyrës. Zgjidhni një Blade Viking, e cila mund të duket tradicionale, por është shumë e efektshme.

Brisk me shumë tehe?

Nëse doni një brisk me shumë tehe, Gillette Fusion mbetet më i miri. Por edhe këtu duhet të keni kujdes disa rregulla. Mos ushtroni shumë presion mbi lëkurë, pasi ju mund të irritoni lëkurën. Lëvizeni briskun nga lart poshtë dhe asnjëherë në të kundërt.

Brisku klasik

Nuk do ta besoni, por një brisk klasik me një teh është shumë herë më i mirë. Nëse zgjidhni një Aesop rruajtja do të jetë e thjeshtë dhe e përsosur. Vetëm bëni kujdes, pasi duhet të mbani një kënd të drejtë gjatë rruajtes, ndryshe rrezikoni të priteni.

Po pas rrojes?

Gjithmonë përdorimi i kremit apo solucioneve pas rrojes është mënyra më e mirë për t’a mbajtur lëkurën të pastër dhe të butë. Ndaj zgjidhni një pas-rroje ‘Clinique For Men’, i cili nuk e irriton lëkurën. Kujdes!  Mos të ketë sasi të lartë alkooli, pasi ai e than lëkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button