Pavarësia e shqiptarëve të Kosovës dhe varësia e dyfishte e shqiptarëve të Maqedonisë

Dita e shpalljes së pavarësisë së R. së Kosovës është padyshim arritja më e madhe e politikës shqiptare në Ballkan. Sa herë që vjen kjo ditë çdo shqiptar normalisht që ndjen një krenari dhe përmbushje shpirtërore për suksesin e arritur të vëllezërve tanë matanë kufirit, të cilët më në fund u shpërblyen për sakrificat e tyre shekullore.

Por mua se ç’me kapin do ndjenja të përziera gëzimi dhe trishtimi, kur i krahasoj arritjet e tyre me arritjet dhe dështimet e politikës shqiptare në Maqedoni! Pa dashje më kthehet lenta e memorjes në kohën time të studimeve, kur studentët dhe populli u rreshtua masovikisht përkrah elitës intelektuale universitare të Universitetit të Prishtinës, me në krye prijësin historik të Kosovës. z. Ibrahim Rugova, duke e përkrahur rezistencën paqesore dhe shprehur mosnënshtrimin e tyre me daljen jashtë sistemit, atëherë kur u uzurpuan me forcë institucionet e sistemit shtetëror nga policia shtetërore serbe, dhe duke ndertuar pasatj me mjete solidare institucionet paralele, të vendosur sotikisht dhe të palëkundur drejt rrugës së padëgjueshmërisë qytetare, që në fund kulminoi kur e deshti koha edhe me rezistencën e armatosur të udhehequr nga UÇK, por e mbështetur ushtarakisht edhe nga gjitha bota demokratike perëndimore.

Kontributi i elites së atehershme intelektuale në sensibilizimin e gjithë botës demokratike perëndimore dhe në përvetësimin e simpatisë dhe perkrahjes së tyre politike dhe ushtarake ishte vendimtar për epilogun e pashmangshëm të fitores dhe kurorëzimin e saj me themelimin e shtetit të dytë shqiptar në rajon, që nuk do të ndodhte kurre, pa përkrahjen e pamohueshme dhe parezervë të popullit shqiptar ndaj elitës intelektuale shqiptare dhe luftëtarëve të lirisë.

Kur e krahasoj nga ana tjeter, politikën shqiptare në Maqedoni, e cila fillimisht në mungesë të elitës së mirëfilltë intelektuale falë mungesës së institucioneve universitare, u udhëhoq nga vetorganizimi popullor brenda Lëvizjes popullore të PPD, por e cila nuk e zgjodhi, rrugën e sakrificës së kosovarëve me bojkotimin e institucioneve të sistemit.  Por për fat te keq, falë ndikimeve të jashtme dhe të brendshme e zgjodhi rrugën më të lehtë, të participimit ne institucionet e sistemit maqedonas së bashku me pasardhësit e sistemit komunist në Maqedoni, të cilët duke proklamuar një politikë më të butë dhe më joshëse ndaj bartësve të politikes shqiptare, me dinakëri na nxorrën jashtë loje, në kohën e shpalljes së pavarësisë së shtetit, dhe të cilët vetëm na “lejuan” lirinë e fjalës dhe organizimit politik me parollën: “Le të flasin çka të duan, ne do t’i mbivotojmë në parlament”!.

Presioni i mëvonshëm i politikës shqiptare i udhëhequr me mençuri dhe vizion nga lideri i PDSH-se, kryeplaku i urte z. Arbër Xhaferi, arriti pjesërisht të kanalizojë drejt interesin politik të shqiptarëve të Maqedonisë, por u ndërpre pa dashjen e tyre, nga kriza e bartur e refugjatëve shqiptarë, dhe më vone edhe nga konflikti i armatosur i UÇK.

Ishin të kota paralajmërimet e tij se lufta nuk bëhet për të drejta politike por për territore, pasi që populli u ‘kaplua’ nga emocionet e solidaritetit me ushtarët e sakrificës, dhe i shpërbleu ata me dhënien e besimit BDI, partisë që fillimisht i uzurpoi të gjitha meritat e UCK, por që më vonë këtë kapital aq të madh nuk diti ta shfytëzojë për permbylljen definitive të çeshtjes së hapur shqiptare në shtet.

Të gjitha temat aktuale të permbledhura edhe tani Platformën e përbashkët shqiptare, po qarkullojnë me dekada të tera, dhe asesi të zgjidhen. Kjo vetëm dëshmon deshtimin e politikës së faktorit politik shqiptare, i cili tërë kohën u morr me punë të vogla por me tema dhe mëdha si: implementimi i Marreveshjes se Ohrit, që doli si rezultat i kontributit të luftës dhe faktorit politik shqiptar, dhe ëe ishte minimumi i të gjitha minimumeve, dhe çdo zbritje më poshtë nga ky mimimum na kthente në kohën e mëparshme, dhe mu kjo për fat të keq edhe ndodhi. Njësoj ndodhi edhe me rastin e gjoja “presidentit koncensual’, pastaj me zyrtarizimin gjysmak te gjuhes shqipe, me ndarjen territoriale te pafinancuar me mjete financiare publike, dhe me integrimet europiane te proklamuara me aq pompozitet, dhe pritet të ndodhë edhe me Deklaratën apo Platformën e përbashkët të partive shqiptare, për vetë shkakun se kjo plaftormë mbetet të realizohet nga ata që janë fajtoret kryesorë pëe hapërimin në një vend të politikës shqiptare!

Te ballafaquar nga kritikat e përditshme të opinionit publik, të artikulara nga intelektuale të paktë dhe opinionistë apo analistë “tifozë”, kjo parti jo vetëm që nuk i rishqyrtoi politikat e veta partiake, por i ktheu tytat drejt zgjedhësve të deridjeshëm të tyre, duke i quajtur ata korba të zinj, dhe duke dërguar porosi gjithandej se ata duhet të “rrijnë urtë” se ka kush kujdeset për politikën shqiptare!

Kjo qasje e saj injoruese ndaj elitës së mirëfilltë intelektuale, rezultoi me krijimin e elitës intelektuale partiake, të cilët fillimisht i emëronte ministra që më vone të dilnin si “magjistra”, fillimisht ishin drejtorë, që më vonë të bëheshin “doktorë shkencash”. Gjithë të tjerët që mendojnë ndryshe që kërkojnë llogari dhe përgjegjësi për punët e pabëra, që ua prishin gjumin atyre me denoncimin e dështimeve të tyre, duhet sulmuar, shantazhuar dhe frikësuar, duke i ballafaquar ata kësisoj me ‘varësinë e dyfishtë, njëherë nga frika e ndëshkimit nga dora e fshehtë e pushtetmbajtësve maqedonas, të cilet tani edhe kanë mbetur pa punë, sepse punën e tyre e bën shumë më mirë, partia shqiptare në pushtet, e cila ka krijuar padashje ‘një mburojë të fuqishme” ku kundrejt goditjeve politike të politikbërësve tjerë shqiptarë.

Një pjesë e popullit shqiptar, ë zgjënjyer nga dështimi i politikës shqiptare, dhe që nuk ka gjetur vend nën ombrellën e partisë në pushtet, ka mbetur në ‘qiell të hapur’ por të ngrohur nga dielli i drejtësisë dhe demokracisë së mirëfilltë, por për fat të keq,  një pjesë tjetër e konsiderueshme është strehuar nga zhgjënimi, nën ‘qiellin e turbullt dhe te erret’ të politikes sllave. Kjo ështe dëshmia më e madhe dhe më tragjike ë dështimit të faktorit politik shqiptar! Më keq se kaq s’mund të vejë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button