Tetovë, qytetarët prej vitesh përballen me mungesën e transportit publik

Pas falimentimit të ndërmarrjes transportuese “POLET” në Tetovë, banorët e këtij qyteti po përballen me mungesën e transportin publik, njofton Alsat M.

Për përmirësimin e kësaj gjendje, një vit më parë, komuna e Tetovës kërkoi 8 autobusë nga ministria e Transportit, por kjo kërkesë nuk u morr parasysh. Pavarësisht se ishte e neglizhuar nga shteti, e para e komunës Teuta Arifi, kohë më parë premtoi zgjidhjen e çështjes së transportit publik, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Zëdhënësi I komunës vijon të këmbëngul se kjo çështje do të zgjidhet por pa dhënë afate dhe precizuar kur mund të pritet zgjidhja e këtij problem.

E ndërkohë që komuna dhe qeveria nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për rregullimin e transportit publik, banorët janë ata që e “paguajnë” faturën e këtij problem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button