Guteresh: Pa zgjidhje politike për Sirinë dhe Irakun nuk mund të fitohet SHI

Shkatërrimi i grupit terrorist Shteti Islamik është i pamundur pa gjetjen e daljes politike të krizave në Siri dhe Irak, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

“Nuk ka skenar e cila do të mundësojë fitore mbi SHI-në pa zgjidhje politike gjithëpërfshirëse  për Sirinë dhe Irakun”, theksoi ai në fjalimin e tij  në Konferencën e Sigurisë  në Munih.

Sipas tij, do të ishte iluzion të konsiderohet se është e mundur fitore mbi terrorizmin përderisa ka “popullatë të pakënaqur, interesat e të cilave nuk respektohen”.

Guteresh theksoi se detyra kryesore është të fillohet procesi politik mes palëve miqësore në Siri. Ai shfaqi shpresë se rrethi i ardhshëm i negociatave ndërkombëtare, nën udhëheqje të KB-së, do të mbahet  më 23 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button