Arsovska-Tomovska: Deri në formim të qeverisë, nuk ka punësime të reja

Derisa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen shpalljet për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar, deklaroi sot ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska.

“Ekziston ndalesë ligjore, deri në formimin e Qeverisë së re të ketë punësime të reja, përveç në institucionet kur bëhet fjalë për aktivitete urgjente  me ç’rast nevojitet institucioni të sigurojë vërtetim se me të vërtetë bëhet fjalë për diçka të tillë  nga ana e Komisionit shtetëror për ndalim të korrupsionit”, tha ministrja, duke i’u përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fjalimit të Samitit global të grave lidere të vitit 2017.

Sipas saj, shpallje publike për punësime të rregullta në kohë të pacaktuar nuk ka që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa në këtë midis periudhë, ka pasur angazhime vetëm të punëtorëve sezonal në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe “Rrugët e Maqedonisë”.

“Shumë pak punësime kishte gjatë vitit të kaluar, ndërsa tani, edhe në këtë periudhë, do të shohim se si do të jetë me zgjedhjet. Derisa nuk formohet qeveri, nuk mund të publikohen shpallje”, potencoi Arsovska-Tomovska.

Raporti për punësimet e vitit 2016, tha, do të publikohet gjatë 15 ditëve të ardhshme. “Kemi obligim ligjor deri më 31 mars ta publikojmë Raportin,  por është në fazë të përgatitjes. Do të shihni të dhëna të sakta, ku, sa, pse.., punësime janë realizuar”, theksoi Arsovska Tomovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button