Lëvizja BESA: Nuk marrim pjesë në takimet që nuk janë në frymë të Deklaratës

“Pas interesimit të mediave se a do të marrë pjesë Lëvizja BESA në një takim që sot mbahet në Shkup, e njoftojmë opinionin se nuk ndjejmë asnjë detyrim të marrim pjesë në takime që nuk janë në frymë të Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, aq më shumë që për ne ky takim është bilateral ndërmjet dy partive shqiptare në Maqedoni”, njoftojnë nga Lëvizja BESA.

Me këtë rast Lëvizja BESA e rithekson qëndrimin e saj se, “përkundër asaj se disa eksponentë politikë – në mënyrë infantile – i dolën zot autorësisë së Deklaratës, megjithatë Lëvizja BESA nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Deklaratës dhe kurdoherë që pikat e saj do të vijnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e saj do t’i mbështesin ato pika”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button