Merkel: Të përforcohet multilateralizmi – BE, NATO, KB

Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi nevojën për të ruajtur dhe për të forcuar strukturat multilaterale si Bashkimi Evropian, NATO dhe Kombet e Bashkuara, duke ju drejtuar konferencës ku i pranishëm është edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, Majk Pens,  raporton agjencia Anadollu.

Deklarata e Merkelit në konferencën e sotme mbi sigurinë në Munih vjen në kohën kur janë shfaqur disa shqetësime në lidhje me qasjen e administratës së Trampit për punë të jashtme dhe frikës për rënie të interesit për angazhime në forumet multilaterale.

Merkel ka thënë se “angazhimi i përbashkët forcon të gjithë”, por gjithashtu pranoi se “duhet të shohim se strukturat shumëpalëshe në shumë vende nuk janë efikase”.

“Jam thellësisht e bindur se ia vlen që luftojmë për strukturat tona të përbashkëta ndërkombëtare shumëpalëshe, por ato duhet që t’i përmirësojmë në shumë vende”, ka theksuar Merkel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button