Grabitja në Rinas, “të marr një pulë te shtëpia jote?”, zbardhen bisedat e koduara

Tashmë prokuroria ka zbardhur rolin e pothuajse të gjithë autorëve në grabitjen e 3 dhjetorit 2015 ku u morën rreth 3.8 milion euro nga një eskortë e transportit të parave në rrugën e Rinasit. Sipas dosjes hetimore, një pjesë tës ë cilës e disponon edhe lapsi.al në 3 dhjetor 2015 Fatjon Xhyliu ka qene tek oborri i punes (Rogat Security), kur ka dëgjuar shoferin e makinës blind që transportonte paratë duke thënë: “Kush do te vije me mua sot ne Rinas”.

Ora ka qene rreth 12 e paradites. Pasi ka marre vesh per rrugen qe ishte gati te behej, shtetasi Fation Xhyliu i ka nisur mesazhin shtetasin Neim Avdulaj, duke i shkruar:“Makina po del tani prej parkut”, transmeton Kosovasot.

Nderkohe shtetasi Ditjon Memlika ka qene ne nje detyre tjeter brenda Tirane, duke levizur me ngarkesen e nje banke tjeter. Pas nisjes se mesazhit, Xhyliu ka fikur telefonin dhe ka shkuar te luaje me shoket me letra. Rreth ores 14:00 te kesaj date, përgjegjës i grupit u ka thënë të merrnin pajimet dhe te shkonin me të pa i lajmëruar se çfare kishte ndodhur. Pasi ka shkuar ne Qafe Kashar Fation Xhyliu mesoi qe vjedhja ishte realizuar dhe personat ishin larguar me parate e marra nga blindi.

Rreth mesit te muajit dhjetor 2015, ora 06:00, shtetasi Fation Xhyliu eshte kontaktuar prej Neim Avdulaj ne telefonin e tij ku i ka shkruar: “Kam ardhur tek shtepia jote ne fshat ne Lushnje. A ta marr nje pule ketu tek shtepia jote?”.

Fation Xhyliu i eshte përgjigjur: “Merre”, dhe me pas ka fikur telefonin. Ky ishte sinjali qe Neim Avdulaj kishte vendosur me Fation Xhyliun, per te lene te hollat qe i takonin nga vjedhja me arme e ndodhur. Shuma nuk ka qene e percaktuar, por ajo do te kushtezohej nga sasia e te hollave te vjedhura.

Ne muajin dhjetor 2015, shtetasi Fation Xhyliu eshte larguar nga Rogat Security dhe eshte kthyer ne fshat, ku ka marre vesh nga babai se, Neim Avdulaj i kishte lene nje porosi per te, duke i dhënë nje kuti dhe duke e porositur ta mbulonte diku, t’ja jepte me pas Fationit kur te vinte, pasi ai e di cfare eshte.

Pasi e ka marre kutine, shtetasi Fation Xhyliu shpjegon se ka pare ne te nje sasi te hollash, te cilat ishin 48.000 pound dhe 25.000 USD si edhe kartmonedha te tjera ne valute te huaj. Sipas llogarise shuma kapte vleren e 100.000 euro, apo edhe pak me shume. Me pas, rreth muajit Mars 2016, shtetasi nen hetim ka filluar te kembeje te hollat ne disa pika kembimi valuator, ne Lushnje dhe Fier, duke detajuar shumat dhe vendet.

Nje pjese e parave te jane shpenzuar per te riparuar shtepine ne Lushnje dhe Tirane, si edhe duke marre me qira nje dyqan parukerie ku punon bashkeshortja e tij. Pjesen tjeter te te hollave, shtetasi Fation Xhyliu i ka fshehur ne banesen e tij ne fshat, ne dyshemene e katit te dyte, poshte derrasave.

Me proces verbalin e sekuestros te dates 12 shkurt 017 ne banesen e Fation Xhyliut ne Ngurrez të Lushnjes në katin e dyte te saj, ne dysheme, poshte disa derrasave te improvizuara si parket, u sekuestruan dhe administruan ne cilesine e proves materiale, nje sasi te hollash, te cilat ne total jane 48 cope kartmonedha te prerjes 100 euro, 1430 cope kartmonedha te prerjes 20 pound.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button