Rorabaker kërkoi falje për deklaratën “Maqedonia duhet të ndahet”

Kongresmeni republikan nga Kalifornia dhe udhëheqësi i Komitetit për Evropë dhe Euroazi, Dana Rorabaker, ka kërkuar falje për deklaratën e tij në “Vizion Plus” se Maqedonia duhet të ndahet, njofton Portalb.mk.

Ai në një deklaratë zyrtare tha se Maqedonia është shtet legjitim me të drejtë të vetëvendosjes dhe respektim të kufijve.

“Komenti im aludoi, ndoshta gabim, në shqetësimin tim ndaj sfidave në sundimin e brendshëm me të cilin Maqedonia përballet në lidhje me pakicat etnike. Unë në asnjë rast nuk kam dashur të them që dikush tjetër, perveç maqedonasve që duhet ta konfirmojnë sovranitetin ose kufijtë e Maqedonisë. Nëse fjalët e mia u kuptuan në mënyrë tjetër, unë kërkoj falje”, tha Robaker, duke shtuar se SHBA ka lidhje pozitive me Maqedoninë dhe ka potencuar se Maqedonia është mik i vërtetë i SHBA-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button