Plani i lumturisë: Si ta tërhiqni shpirtin tuaj binjak?

Shumica e njerëzve ëndërrojnë ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Disa prej tyre provojnë mënyra të ndryshme dhe zhgënjehen, madje edhe vetëm rrinë e presin që ai të shfaqet.

Asnjëra nga këto mënyra nuk është e vërteta. Ju njevojitet një plan që përfshin 8 gjëra, i cili me siguri jep rezultate.

1.Eksplorojeni zemrën tuaj

Zemra juaj e din se çfarë i duhet, por nëse nuk e dëgjoni atë mjaftueshëm dhe nuk i vini re reagimet e saj, duke lejuar persona të gabuar ta blokojnë atë, nuk do të ketë hapsirë për shpirtin binjak. Ndaloni së ankuari dhe gjejni fuqinë brenda jush. Falni dhe lëreni zemrën tuaj të lirë.

2.Flakeni tutje dëshirën për një partner të përkryer

Në vend të dëshirave joreale, bëjeni një listë me të gjitha karakteristikat pozitive të cilat i posedoni dhe që mund t’ia kaloni shpirtit tuaj binjak. Në këtë mënyrë do të jenë të hedhura të gjitha pritjet joreale dhe do të jeni e gatshme ta prisni personin që e meritoni.

3.Mos jini konformiste

Ajo që është efikase për prindërit tuaj nuk do të thotë se do të jetë edhe për ju. Bëjni një listë me besimet dhe qëndrimet që i keni trashëguar prej tyre në lidhje me martesën dhe çlirohuni prej tyre. Zgjedhni qëndrimet tuaja personale dhe nxirni ato në pah.

4.Vëndoni qëllime më të larta për jetën

Me siguri nuk doni që shpirti juaj binjak t’ju presë juve deri sa të jeni gati për të marrë ndonjë vendim.

5.Ndryshimet në plan janë të mundshme

Dëshira e lirë e ndryshon rrjedhën e jetës. Duhet që pa tjetër ta kuptoni edhe fatin, prandaj kini në mendje derisa ndodhin disa ndryshime.

6.Jini pozitive

Prisni një takim tjetër me shpirtin tuaj binjak derisa jeni duke e pritur atë. Në këtë mënyrë lidheni me energjinë dhe i bëni thirrje dashurisë.

7.Shkruani ëndërrat tuaja

Ndonjëherë ëndërrat mund të bartin informacione të rëndësishme për shpirtin tuaj binjak, e madje mund t’ju paralajmërojnë për ndonjë ngjarje që do të ndodhë në të ardhmen.

8.Njihni shenjat dhe mesazhet rreth jush

Madje edhe situatat dhe takimet më të thjeshta që janë të pa planifikuara me disa persona mund që përnjëherë të kthehen në takime të rëndësishme të cilat do t’ju shfaqen si kryesore për fatin tuaj. Ndiqeni instiktin tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button