Oda Ekonomike shënon 95 vjetorin e ekzistimit

Nën moton “Të mëdhenjtë globalizojnë, të vegjlit bashkëpunojnë” sot Oda ekonomike e Maqedonisë e shënoi 95-vjetorin e organizimit dhe punës së odës.

Në kuadër të shënimit u mbajt edhe tryezë e rrumbullakët me titull “Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësitë dhe mangësitë” në të cilën morën pjesë përfaqësues vendor dhe të huaj me renome nga opinioni i biznesit, shkencës dhe ai ekspert. Në mesin e tyre janë ish-presidenti kroat Stjepan Mesiq, ish-presidenti dhe kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryetari i Konfederatës së odave aziatiko-pacifike tregtaro-industriale, Xhemail Iniashvili, biznesmeni kroat, Branko Ogliq, Sando Çeshko nga “Studio Moderna”. Oda ekonomike në mënyrë tradicionale ndau çmime dhe mirënjohje të specializuara nga Oda.

Sipas kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë (OEM), Branko Azeski, kjo konferencë të cilën, siç e quajti, të mëdhenjtë globalizojnë të vegjlit bashkëpunojnë, është me qëllim që të intensifikohet bashkëpunimi i vendeve të vogla.

“Kjo konferencë është në funksion të përgatitjes së konferencës së madhe e cila do të mbahet në shtator në të cilën do të jenë të gjitha kompanitë të cilat kanë qarkullim mbi 100 milionë, prej vendeve të cilat kanë deri në dhjetë milionë banorë në të cilën do të theksohen qëllimet dhe detyrat e të gjitha vendeve të vogla në botë që ta përmirësojnë bashkëpunimin dhe se si mund të ballafaqohen me globalizimin”, tha Azeski.

Goran Rafajllovski nga Oda ekonomike lidhur me globalizimin botëror porositi, që vendet e vogla t’i ndjekin trendet botërore.

“Ekonomia nuk njeh vende të vogla, por njeh ekonomi të suksesshme, ndërsa Maqedonia ka potencial të ketë ekonomi të suksesshme”, tha Rafajllovski.

Sipas tij, biznesi derisa po pritet qeveria e re nuk funksionon, pasi që qeveria teknike nuk i plotëson as detyrat dhe as obligimet që një qeveri normale do t’i plotësonte.

Ai prej qeverisë së re pret që në mënyrë serioze të angazhohet dhe të gjitha borxhet që i ka ajo, ndërmarrjet publike dhe institucionet t’i pastrojë, me një hua prej mbi një miliardë, e cila do të mundësojë, siç tha, funksionimin e ekonomisë. Ekonomia shtoi ai, do t’i kthejë paratë me punësime, tatime etj.

Në pyetjen e gazetarëve për pasojat të cilat i pëson ekonomia me bllokimin e vendkalimit kufitar Evzoni nga pala greke, Azeski tha se dëmet do të jenë të mëdha por do të mësohen pasi të përmblidhen faturat e tre sektorëve, gjegjësisht me mallin në portin e Selanikut, me importimin e derivateve të naftës dhe me mallin i cili kalon përmes vendkalimeve më të vogla e cila është e kategorisë së paqëndrueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button