Komunikacioni hekurudhor është ndërprerë prej pasdites për shkak të grevës së të punësuarve

Komunikacioni hekurudhor në vend është ndërprerë sot prej orës 16:00 për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti.

Sindikata e pavarur e HM, SHM-Infrastruktura dhe ANS – Makinistët informojnë se protesta është për shkak se sot sërish është shkelur marrëveshja për pagesë të rrogave.

“Ndërprerja e komunikacionit hekurudhor është shkaktuar për shkak të revoltës së të punësuarve në NP HM Infrastruktura-Shkup nga procedura e ekipit menaxherial të HM Transporti SHA Shkup me pagesë të vetëm një gjysme rroge për muajin dhjetor 2016 vetëm për të punësuarit në HM Transporti SHA Shkup edhe krahas marrëveshjes që rroga të paguhet njëkohësisht në dy ndërmarrjet hekurudhore”, theksojnë sindikatat e kësaj ndërmarrjeje në kumtesë.

Në të shtohet se në janar të vitit 2017 ekipi menaxherial i HM Transporti SHA Shkup e ka shkelur marrëveshjen që rroga të paguhet njëkohësisht në dy ndërmarrjet hekurudhore, ndërkaq është paguar vetëm për të punësuarit e saj edhe krahas borxhit të skaduar të HM Transporti SHA Shkup ndaj NP HM Infrastruktura-Shkup në lartësi prej 140.000.000 denarë, përkatësisht katër rroga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button