Prishtina s’mund të tregojë me kë të bëjnë koalicion shqiptarët e Maqedonisë

Në Maqedoni nuk duhet të arrihet marrëveshje administrative, por politike mes faktorit shqiptar dhe maqedonas që do të ketë mandat, për koalicionin e ardhshëm qeveritar që të zgjidh njëherë e përgjithmonë çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, tha dje ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në emisionin “Arena” në kanalin televiziv “Ora News”.

Ai porositi shqiptarët e Maqedonisë që të jenë faktor pro- perëndimor si dhe disa politikanë maqedonas se qëndrojnë në pushtet duke keqpërdorur kontestin e emrin me Greqinë.

Moderatori Dritan Hila tha se, sipas tij, Kosova ka ndikim më të madh në politikën maqedonase sesa Tirana zyrtare, dhe pyeti çfarë do të ishte më mirë për politikanët shqiptarë, të bëjnë koalicion me LSDM apo me VMRO DPMNE?

“Ne nuk mund të themi nga Prishtina se kush mund të jetë partner më i mirë apo cila parti mund të jetë më e mirë .Por mendimi jonë është që është një kohë në të cilën të gjitha partitë politike shqiptare duhet të tejkalojnë vetën dhe duhet që këto interesa bazike të komunitetit shqiptarë ,të shqiptarëve që jetojnë atje ti përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme- tha Hoxhaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button