Gjashtë muaj nga themelimi, anëtarët e shoqatave “Plenumi i studentëve” ende janë të panjohur për publikun

Gjashtë muaj pas formimit të dy shoqatave me emrin “Plenumi studentor”, anëtarët e tyre dhe kryetari ende nuk kanë dal në publik të prezantojnë idetë për të cilat angazhohen dhe për aktivitetet të cilat planifikojnë të realizojnë në të ardhmen. Nuk ka njoftime, as ndonjë thirrje për konferencë për shtyp. Ata edhe pas disa muaj nga themelimi i tyre ngelin enigma për publikun.

Radio MOF në dhejtor i vizitoi të dy selitë e shoqatave të regjistruara në shtëpitë e themelueses Cvetanka Vasileva në Shkup dhe të kryetarit Dejan Minoski në Drugovë të Kërçovës. Por, deri më sot asnjëri prej tyre nuk doli të sqarojë pse shoqatat e tyre kanë emra identike si iniciativë jo formale studentore, e cila u themelua në vitin 20124 si përgjigje ndaj vendosjes së provimit shtetëror në arsimin e lartë.

Përpjekja jonë për të marrë përgjigje nuk ndaloi me Minoskin dhe Vasilevën. Radio MOF, ia doli të kontaktojë edhe me Aco Çutrevski, një nga themeluesit e shoqatës në Kërçovë.

Çutrevski, me origjinë nga Berova, është student i Agro – ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe ushqimit në Shkup. Ai siç na tha, për momentin banon në konviktin studentor “Kuzman Josifoski – Pitu”.

Por, studentët me të cilët biseduam thonë se ai përpos që është banor i rëndomtë është edhe kryetar i Këshillit të banorëve në “Kuzman”. Këtë informatë e konfirmoi edhe drejtorja e qendrës studentore, Daniella Temellkova.

Edhe përpos insistimit tone, para një javë, me qëllim që të takohemi dhe të na sqarojë gjithçka në lidhje me shoqatat, ai e prolongonte takimin me sqarim se nuk është në Shkup.

Drejtorja Temelkova na tha se e ka pare Çutrevskin në konvikt, por për më pak se një orë kur shkuam personalisht të bindemi në këtë, rojtari na tha se i kanë thënë të na tregojë se Çutrevski nuk ndodhet në Shkup.

Përsëri u dëgjuam me këtë student, duke dashur të marrim sqarim dhe të na konfirmojë nëse me të vërtetë është kryetar i studentëve banorë në “Kuzman”. Por, ai mohonte dhe na tha se është vetëm banor, ndërsa dikush tjetër është kryetar i Këshillit të banorëve, edhe pse nuk deshi të tregojë se kush.

Përpos tij,ngelin edhe tre themelues për të cilët publiku nuk ka dëgjuar.

Sara Llazarova, nga Kërçova, studente në Fakultetin Juridik, është themeluese e shoqatës në Shkup, Filip Danevski nga Vinica paraqitet si themelues i të dyja shoqatave. Ai është student në Fakultetin Arkeologjik në Shkup, por njihet edhe si kryetar i Unionit të Forcave të Reja në Vinicë.

Me ta është edhe Deni Vasilevski nga Zletova, student në Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi teknologë të radiologjisë. Edhe ai paraqitet si themelues it ë dy shoqatave.

Informatën për shoqatat e regjistruara të pare e kuptuan anëtarët e Plenumit jo formal, Mbasi një person anonim ju ka shkruar në Fejsbuk faqen e tyre. Ata për Radio MOF deklaruan se kanë vërejtur se kryetari dhe themeluesit e shoqatave janë anëtarë të Parlamentit Studentor të UKM. Megjithatë, emrat e tyre nuk ishin të njohura për kryetarin e PSUKM, Davor Popovski, kur e pyetëm nëse ata vërtet janë pjesë e organizatës studentore.

Plenuamsit, u distancuan nga shoqata që në fillim dhe deklaruan se kjo është bërë pa dijen e tyre. Sipas tyre, kjo paraqet keqpërdorim të emrit të Plenumit.

“Nëse e takojmë kryetarin, fillimisht do ta urojmë që u përpoq të shkatërrojë lëvizjen e vetme studentore. Pyetje nuk do ti shtrojmë sepse qëllimi i tyre është i qartë, heshtja e Plenumit studentor, por ai si iniciativë studentore jo formale nuk do të pushojë së ekzistuari. Do jetë këtu çdo herë edhe për gjeneratat e ardhshme të cilat do të përballen me probleme. Në fund të fundit, ideja nuk mund të vritet” deklaroi Dea Zdravkovska, anëtare e iniciativës.

Sipas dokumenteve të Regjistrit qendror, shoqatat janë formuar më 15 shtator vitin e kaluar. Qëllimet e theksuara në dokumentet janë të njëjta për të dyja shoqatat. Ato janë në lidhje me organizimin e evenimenteve publike, me qëllim njoftimin e publikut më të gjerë me punën e Plenumit studentor dhe aktualizimin e çështjeve nga fusha e arsimit të lartë, standardi i studentëve, realizimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet relevante në shtet dhe jashtë vendit, si dhe pjesëmarrje në reformat në të gjitha fushat e sistemit arsimor në R. E Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button