Vrasje e dyfishtë në Vushtrri

Në Vernicë të Vushtrrisë, gjatë ditës së sotme është gjetur trupi i pajetë i 38 vjeçarit, Jahush Hajdinit.Viktima dyshohet se u vra e më pas u soll në këtë vend, të enjten mbrëma, nga fqinji i tij, Florim Sallahu.Por, dorasi nuk u ndal me kaq, nga lumi, ai mësyu shtëpinë e tij, ku vrau bashkëshorten, Miradije Rrustemin.

Prokurorja e rastit, Zejnie Kela, ka pohuar se në vend të ngjarjes në makinë janë gjetur gëzhoja. Sipas saj, burri është vrarë në makinë e gruaja në shtëpi, transmeton Gazeta Blic.E zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i tha Klan Kosovës se të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe është në pranga.As prokuroria e as policia nuk kanë dhënë detaje për motivet që e shtynë 26 vjeçarin të kryej vrasjen e dyfishtë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se e ndjera 28 vjeçare, ishte nënë e një fëmije.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button