50 euro dënim për secilin që vendos afishe në vend të ndaluar!

Qyteti i Shkupit në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare do të vendos pano të veçanta për afishe zgjedhore në 54 lokacione nëpër komunat e vendit.

Si çdo herë, rradhitja e afisheve zgjedhore nëpër pani do të bëhet me short, për secilin prej pjesmarrësve në fushatë.

Vendet falas për reklamim, siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, do të vendosen në fillim të fushatës politike.

‘Dënimet sipas Ligjit për pastërti publike për ata që do të vendosit afishe në vende joadekuate do të jetë 50 euro, por është vështirë e zbatueshme, pasi personi në fjalë duhet të kapet në vend ngjarje nga inspektorët komunal. Dënime mund të shqiptojnë edhe mbajtsit komunaltë rendit, inspektorët komunal dhe policia’ thonë nga sektori për marrëdhënie me opinion në Qytetin e Shkupit.

Praktika e deritanishme tregon se nuk ka pasur shkelje të mëdha të rendit publik nëpër hapsirat publike me material të tilla, thonë ata.

Qyteti është i obliguar që ti parashtron kushtet për shfrytëzim të vendeve për afishe, më së voni 50 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa pjesmarrësi në fushatë zgjedhore është i obliguar që më së voni 30 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve ti largojë afishet./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button