Stavrev e referon derbin Vardari – Shkupi

Sezoni pranveror i Ligës së Parë të Maqedonisë do të fillojë me një risi, ku sipas marrëveshjes në mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë FFM-s dhe skuadrave të Ligës së Parë tani më gjyqtarët e ndeshjeve do të mësohen vetëm dy ditë para ndeshjeve dhe do të ketë hedhje shorti.

Kështu ndodhi edhe sot, ku u mësua se derbin e madh të së dielës në mes Vardarit dhe Shkupit që luhet në stadiumin “Telekom Arena” do ta drejtojë Aleksandar Stavrev, ndërsa përballjen në Tetovë ku takohen Shkëndija – Sileksi do të jetë nën drejtim të gjyqtarit të futbollit Stojançe Stojanov nga Shtipi.

Derbin e Pelagonisë,  Pobeda – Pelisteri, që do të zhvillohet në Strumicë, do të drejtohet nga Dimitar Meçkarovski. Në lagjën Gjorçe Petrov në Shkup, sfidën mes Maqedonisë dhe Rabotniçkit do ta drejtoj Marjan Markoski. Në Shtip takohen Bregallnica dhe Renova ku do të referon Dejan Jakimovski. Java e parë e sezonit pranveror do të zhvillohet të dielën (19.02.2017) në orën 14.00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button