Dy modelet shqiptare shkëlqejnë në Nju-Jork

Ato janë të vendosura të futen në arenën ndërkombëtare dhe duket se ia kanë arritur. Bëhet fjalë për dy modelet bukuroshe, Adrola Dushi dhe Xhesika Bejleri, të cilat kanë qenë të pranishme në pasarelën e “Javës së Modës në Nju-Jork.

Adrola ka qenë e përzgjedhura e stilistit të preferuar të motrave Karadashian për këtë sezon, LaQuan Smith.

E veshur me një xhup të zi, minifund dhe një palë çizme të gjata, modelja dukej e mrekullueshme, teksa pozonte për aparatet.

Gjithashtu edhe modelja Xhesika Berberi, e cila edhe më parë ka sfiluar në pasarelat e New York Fashion Week, si dhe për Sherri Hill, kësaj radhe është bërë pjesë e Javës së Modës.

Dy modelet shqiptare kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një prej sfilatave më të famshme dhe më të diskutuara në botë, atë të “Victoria’s Secret”, përderisa parëmbrëmë me paraqitjen e tyre, ato kanë dëshmuar që mund të ja dalin edhe në një sfilatë të madhe botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button