Kroacia mori 142,5 milionë euro ndihmë të pakthyeshme nga BE-ja

Republika e Kroacisë sot mori 142,5 milionë euro ndihmë të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian për dy projekte të cilat do t’i ndihmojnë këtij shteti i cili i fundit iu bashkëngjit Unionit në përmirësimin e ekonomisë dhe në përgjithësi buxhetit shtetëror.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Këshilli koordinues i Instrumentit për ndërlidhje me Evropën (CEF), sot paradite akordoi 102 milionë euro për ndërtim të një terminali lundrues për gaz të rrjedhshëm edhe 40,5 milionë euro për projektin e përbashkët me Slloveninë për përparimin e sistemit për transport të energjisë elektrike.

Sipas Komisionit Evropian, këto dy projekte për të cilat Kroacia fiton 142,5 milionë euro janë pjesë nga tërë pakoja në vlerë prej 444 milionë euro për gjithsej 18-të projekte energjetike në Evropë.

Përndryshe projekti për LNG-terminalin në ishullin Kërk parashikon deponim të gazit të lëngshëm. Ndërtimi i tij pritet të përfundojë në vitin 2019, ndërsa vlera e përgjithshme arrin 363 milionë euro, prej të cilëve 30 për qind janë mbuluar me ndihmën që sot e fituan kroatët nga BE-ja.

Për projektin e dytë kroat-slloven për transferimin e energjisë elektrike, 40,5 milionë eurot e miratuara  nga Unionin janë 51 për qind ndihmë nga çmimi i përgjithshëm i ndërtimit të tërësishëm të të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button