Në Shkup nisi Samiti global i grave lidere

Filloi Samiti i parë global i grave lidere në Maqedoni “2017 Global Women Liders Samit” në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) ku marrin pjesë mbi 40 panelistë, gra lidere eminente si dhe mbi 300 pjesëmarrës nga pesë kontinente, kreatorë të politikave publike, nga kori diplomatik, elitës korporative dhe gazetarisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë event, pos konkluzave dhe mendimeve të cilat do të ndahen për ndërtimin e mëtejshëm strategjik në rrugën e grave – lidere, do të promovohet edhe platforma për gratë globale – lidere, në të cilën për herë të parë do të hyjnë 20 gra nga Maqedonia.

Kryetarja e LOEM-it, Daniella Arsovska në deklaratën e saj tha se gratë janë shumë të përfshira në tregun e punës, posaçërisht siç thotë ajo në njëzet vitet e fundit hendeku në barazinë gjinore ngadalë po tejkalohet.

“Ajo që është me rëndësi është se më së shumti në Afrikë mund të themi se ka gra në pozicione të fuqishme udhëheqëse, përderisa në Evropë është diçka për të cilën ne duhet të synojmë dhe përse në të ardhmen të mos kemi grua kryeministre, ose grua presidente të Republikës së Maqedonisë”, tha Arsovska.

Ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Marta Arsovska Tomovska në fjalimin e saj tha se në Maqedoni 30 përqind e grave janë të përfaqësuara në biznesin lidhur me teknologjitë informatike, ndërsa siç tha, i ngjashëm është edhe përfaqësimi në shkencë lidhur me teknologjitë informatike.

Ajo shtoi se përfaqësimi i grave në politikë nuk është në nivel të kënaqshëm.

Kryetarja e Shoqatës së Grave të Biznesit, Valentina Desoska duke folur për dallimet në pagat mes burrave dhe grave, tha se në sektorin privat kjo shifër arrin 30 përqind, gjegjësisht gratë marrin pagë më të ulët se burrat.

Ajo theksoi se më së shumti mungojnë gra në pozicionet menaxheriale.

Sipas saj, gratë më shpesh zgjedhin punë në sektorin e shërbimeve, ose punë në të cilën dinë të punojnë, për shkak se siç tha ajo është mënyra më e lehtë se sa të investohet në ndonjë biznes ose të punohet në sektorin e lartë industrial.

Desoska tha se përfshirja e vogël e gruas nuk është vetëm në sipërmarrje. “Arsyeja pse është kështu mund të themi se vijnë nga stereotipet, mentaliteti, atë të cilën e tërheqim edhe me gjenerata. Megjithatë, mund të them se kemi problem me sistemin arsimor dhe me sistemin edukativ. Duhet patjetër të punohet në edukimin dhe në sigurimin e mbështetjes dhe pikërisht për këtë është ky samit sot”, tha ajo.

Në mesin e grave të para lidere merr pjesë edhe bashkëshortja e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, Maja Ivanova.

Samiti mbahet në Shkup ndërsa do të zgjatë nga 17 deri më 19 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP