Ndërron jetë një nxënëse gjatë orës mësimore në Shkollën e Mesme “GUC”

Një nxënëse e Shkollës së Mesme GUC  “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, dje gjatë orës mësimore e ka humbur vetëdijen dhe ka ndërruar jetë. Tragjedia ka ndodhur gjatë orës së historisë në orën 18 e 30 minuta, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për 18-të vjeçaren me iniciale A.A. nga Shkupi e cila për njëherë është përkeqësuar dha ka rënë nga karrigia. Pas përpjekjes së pasuksesshme nga ana e profesorëve për t’ia kthyer vetëdijen është ftuar Ndihma e Shpejtë.  Ata u përpoqën që t’i japin reanimacion, por nuk patën sukses.

Ajo u dërgua në Qendrën Urgjente ku nga ana e mjekëve u konstatua vdekja e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button