Hoxhaj: Zyrtarizmi i gjuhës shqipe në Maqedoni, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë

“Maqedoni duhet të ketë jo një marrëveshje administrative mes faktorit shqiptarë dhe partisë maqedonase e cila mund të jetë bartëse e pozitës së kryeministrit, por duhet të ketë një marrëveshje politike, kjo nënkupton që pjesë e koalicionit të ardhshëm të jetë edhe një program i qeverisë që çështja e gjuhës dhe zyrtarizmi i gjuhës të zgjidhet një herë e përgjithmonë”, kështu shprehet ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë të gjatë për emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora News, transmeton Portalb.mk.

Ai thotë se është absurde që në vitin 2017 shqiptarët të cilët nuk janë pakicë, por “shqiptarët në Maqedoni janë një lloj populli i cili jeton historikisht i cili ka një identitet të qartë, i cili banon gjysmën e territorit dhe i cili njihet si një lloj pakice e madhe, si një lloj shumice e vogël në raport me të tjerët që këta ta kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare”.

“Që shpërndarja e buxhetit në Maqedoni të bëhet në proporcion me demografinë dhe me interesat që i kanë qytetarët shqiptarë që komunat, bashkitë në pushtetin lokal të jenë po ashtu kompetenca dhe përgjegjësi të cilat mund ta përmirësojnë jetën e qytetarëve. Dhe mbi të gjitha që shqiptarët atje të jenë një faktorë perëndimorë, ta ushtrojnë një politikë pro perëndimore e cila mbështet një shtet funksional të Maqedonisë por e cila mbi të gjitha e mbështet edhe interesin e partnerëve tanë politik qoftë të amerikanëve, qoftë të evropianëve”, thotë Hoxhaj.

Ai gjithashtu thotë se këto “janë gjëra që në thelb duhet t’i reflektojnë vetë partitë politike shqiptare në Maqedoni”.

“Ne nuk mund të themi nga Prishtina se kush mund të jetë partner më i mirë apo cila parti mund të jetë më e mirë. Por mendimi jonë është që është një kohë në të cilën të gjitha partitë politike shqiptare duhet të tejkalojnë vetën dhe duhet që këto interesa bazike të komunitetit shqiptarë, të shqiptarëve që jetojnë atje t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në takimin që kemi pas në Prishtinë me BDI me Selën dhe me Lëvizjen Besa kam parë që ekziston një vizion i tillë i plotë se cilat janë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që jetojnë atje. A mund të jetë LSDM apo VMRO me këtë apo me atë kryeministër është çështje që u takon atyre”, është shprehur Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button