“Kumanova”, Sokoli: Policët u vranë nga kolegët e tyre

Sami Ukshini, i njohur si komandant Sokoli, sot para trupit gjykues ka deklaruar se organizator i ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” ka qenë Mirsad Ndreçaj dhe Beg Rizaj. Ai tha se Ndreçaj dhe Rizaj e kanë mobilizuar grupin në Lagjen e Trimave dhe se ditën e 9 maj rreth orës 5 të mëngjesit ai njëjtë sikur banorët e lagjes është zgjuar nga krismat e policisë. Komandant Sokoli tha se në Maqedoni ka hyrë mes  datave 1 dhe 2 maj, ndërsa në Lagjen e Trimave ka arritur më 3 maj pasi i është ftuar nga shoku i tij Xhafer Zymberi, njofton Alsat M.

“Gjatë bisedave disa herë kam tentuar që Mirsad Ndreçajn ta bind të largohet. Ata kategorisht kanë refuzuar mendimin tim dhe nuk e kanë përfillë sugjerimin”, tha Sokoli

Gjatë të shtënave, sipas Sami Ukshinit, Shefqet Kallaqi – anëtar i grupit, ka kontaktuar me OSBE-në për të parashtruar kërkesën se dëshiron të dorëzohet, megjithatë përfaqësuesit e OSBE-së iu kanë thënë se, pas tre orëve bisedë me policinë, policia nuk ka marrë parasysh kërkesat e grupit për dorëzim. Dorëzimi i parë i tyre ka ndodhur rreth orës 19 më 9 maj. Gjatë dëshmisë së tij Ukshini tha se policët janë vrarë nga vetë kolegët e tyre gjatë sulmit me armatim tejet të rëndë dhe jo të kontrolluar. Ai gjithashtu është shprehur  se nuk ndjehet fajtor për viktimat dhe se nuk e pranon aktakuzën si grup terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP