Më thuaj si fle të të them çfarë personaliteti ke

Sipas një studimi mbi gjuhen e  trupit, ja çfarë tregon pozicioni qe flini mbi personalitetin tuaj apo mbi lidhjen qe keni me te dashurin (nëse jeni ne çift).

Te fjeturit ne pozicionin e fetusit

Ju jeni një person i ftohte, por kur e pranoni dike te behet pjese e jetës suaj jeni te ndjeshëm dhe mjaft te përkujdesur për te.

Te fjeturit barkas

Zakonisht  kështu flenë moshat e reja. Ky pozicion tregon se keni një mungese afeksioni.

Te fjeturit mbrapa partnerit

Kjo tregon se keni besim te madh tek partneri dhe se lidhja me te është mjaft e forte.

Te fjeturit ne një ane

Nëse flisni ne anën e djathte tregon se keni një temperament te forte, jeni autoritare dhe paksa posesive. Nga ana tjetër nëse flini ne krahun e majte se jeni te shqetësuar për ndonjë ndryshim qe do behet ne jetën tuaj dhe keni shume pikëpyetje.

Te fjeturit ne kurriz dhe duart sipër

Ky është pozicioni me i mire për te fjetur.  Tregon se jeni ambicioze, keni dëshirë te bëni shume përpara ne jete dhe kënaqeni pa fund nga arritjet tuaja.

Te fjeturit përballë partnerit

Kjo tregon se nuk keni asnjë te fshehte ndaj njeri-tjetrit, se ndani gjithçka, madje edhe sekretet me intime.

Te fjeturit ne kurriz me duart pas koke

Kjo tregon një mungese te theksuar maturie.

Te fjeturit ne kurriz me duart e ulura poshtë

Personat qe flenë ne këtë pozicion janë përgjithësisht te qete dhe te rezervuar. Nuk duan te jene ne qendër te vëmendjes dhe kërkojnë shume nga vetja.

Te fjeturit ne kurriz dhe duart mbi bark

Kjo tregon dëshirën e atij personi për te ndryshuar disa gjera ne jetën e tij.

Te fjeturit kurriz me kurriz me partnerin

Kjo tregon se edhe pse e dashuroni mjaft atë qe keni ne krah doni te ruani njëfarë pavarësie ndaj tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button