LAMM: Vendkalimi kufitar Evzoni i hapur për qarkullim

Vendkalimi kufitar Evzoni është i kalueshëm, ndërsa bllokada nga traktorët është hequr, njofton LAMM.

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni ishte i bllokuar për çdo lloj qarkullimi nga data 30 e muajit të kaluar.

Në vendkalimet kufitare, përveç në vendkalimin Bogorodicë-Evzoni, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata në vendet më të ulëta, ndërsa në vendet me hije rrugët janë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button