Kënga e Ermal Metës në Sanremo, e vërtetë në çdo fjalë, ja kush është mësuese Margarita nga Fieri

Ermal Meta e tha që në fillim që kënga e tij pjesëmarrëse në Sanremo, “Vietato morire” ishte autobiografike. Flet për dhunën në familje të ushtruar nga i ati ndaj së ëmës, por nga e cila nuk ishte i paprekshëm as Ermali vetë. Një sy i nxirë në ditën e parë të shkollës, e tregon këtë, shkruan Class, përcjell Portalb.mk.

Më kujtohet dita e parë e shkollës

29 fëmijë dhe mësuese Margherita

Të gjithë më pyesnin në kor

Si ka mundësi që kisha një sy të nxirë

Dhe menjëherë nisim të imagjinojmë një nga ato shkollat e brezit të tij. Një ditë vjeshte, nxënësit në banka, klasën e vjetër…dhe të lind pyetja nëse mësuesja e kishte vërtet emrin Margarita.

Top Channel e ka zbuluar.  Margarita është pikërisht mësuesja e tij në shkollën artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Çdo fjalë e Ermalit në këngë është e vërtetë. Sot mësuese Margarita është 74 vjeçe, por kujtesën e ka të qartë.

“Megjithëse isha shtrirë, dëgjova që thanë se do të këndonte Ermal Meta. Unë u çova menjëherë. E kisha emër të dëgjuar dhe nisa të përqëndrohesha. Menjëherë i thashë djalit se ai ishte ish-nxënësi im”, shprehet Margarita Feka për Top Channel. Ajo tregon përjetimin kur mësoi që i përmendej emri në këngë.

“Të nesërmen më mori mbesa nga Shkodra. Më tha ta dëgjoja këngën me vëmendje, e të m’i përkthente fjalët daja (djali) sepse aty përmendej emri im. Kur e dëgjova u preka shumë, tej mase. Mendova, ky fëmijë kaq i vogël, i ikur kaq vite larg. Ka kaluar shumë mësuese të tjera, si nuk e harroi emrin tim?”, flet më tej e përlotur Margarita Feka.

Por duket që Ermali i ruan fort kujtimet. Aty, marrin jetë shumë nga krijimet e tij. Kënga që doli e treta në Festivalin e Këngës Italiane dhe fitoi Çmimin e Kritikës është një dëshmi.

Ermal Meta

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button