Europa League: Roma shkatërron Villarreal, fiton edhe Man.Utd

Skuadrat italiane kanë shënuar suksese në transfertat e sotme europiane. Roma zhyt Villarrealin dhe tashmë sheh në horizont 1/8 e finaleve të Europa League, shkruan TCH.

Në El Madrigal, verdh e kuqtë e Spallettit iu imponuan nëndetëses së verdhë teksa e shkatërruan me rezultatin 4-0, falë supergolit të Emerson në pjesën e parë dhe 3 të tjerë të Edin Dzekos në të dytën.

Fitore jashtë fushë shënoi edhe Fiorentina që mposhti Borusia Mynshengladbah në Gjermani 1-0, ku ai që vendosi fatin e takimit për ekipin violë ishte Bernardeski me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë.

Manchester United dominoi Saint Etien në Old Trafford, duke e mposhtur rezultatin e pastër 3-0 dhe duke iu afruar kualifikimit për në raundin tjetër. Zlatan Ibrahimoviç ishte protagonist absolut për Djajtë e Kuq pasi ishte autori i të 3 golave të kësaj skuadre.

Sukses pati edhe Atletic Bilbao që në San Mames gjunjëzoi APOEL të Nikosias me rezultatin 3-2. Qipriotët shënuan të parët me Efrem, por baskët përmbysën gjithçka pas autogolit të Merkis dhe golave të Aduriz e Williams. Gjithsesi APOEL arriti të shënojë edhe një gol të dytë me Janotas.

Një hap drejt kualifikimit bëri edhe Schalke që fitoi 3-0 në fushën e PAOK-ut të Selanikut, me gola të Burgshtaler, Majer dhe Huntelar.

Tottenhami befasoi teksa pa të mposhtej nga Gent në Belgjikë me rezultatin 1-0. Perbet ishte ai që shënoi golin e fitores për Gent në minutën e 59-të.

Shakhtari ia doli të shënojë fitoren e 8 radhazi në Arenën Evropiane teksa mposhti Celta-n në Vigo, me rezultatin 1-0, falë golit të Lesçuk në pjesën e parë.

Lioni është me një këmbë në 1/8 e finaleve. Skuadra franceze mori një fitore të lehtë në Holandë ndaj Alkmarit të cilin e shkatërroi me rezultatin 4-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button