Zhernovski: Përsëri do të kandidohem për kryetar të Komunës Qendër

Kryetari i Komunës Qendër ka reaguar ndaj mediave të cilat kanë shkruar se nuk do të rikandidohet për kryetar të Komunës Qendër. Ai nëpërmjet “Facebookut” ka thënë se këto janë spekulime dhe se pret që LSDM-ja përsëri ta mbështet rikanditimin e tij, njofton Portalb.mk.

“Është e dukshme që VMRO-DPMNE-ja nuk mund ta fitojë Qendrën. Sipas rezultateve të fundit, është e qartë se i pret një humbje e madhe. Me tekste dhe spekulime, si e sotmja në “Dnevnik” mundohen të bëjë ndarje dhe sheh mundësi të përfitojë. Atë nuk do ta lejoj, dhe besoj që nuk do ta lejojë as LSDM-ja. “Dnevnik” dhe gazetarja Iskra Koroveshovska “harruan” ta përfshijnë deklaratën time, të dhënë për këtë tekst, me arsyetimin se nesër do ta publikojnë. Por mund të ndodh që nesër ta lënë për pasnesër, ja sot unë do ta publikoj përgjigjen time në lidhje me spekulimet dhe le ta marrin deklaratën prej në Facebook”, shkruan Zhernovski.

Sipas tij, procedurat e LSDM-së për zgjedhje të kandidatit për kryetarë komune dhe këshilltarë kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri në fund të marsit.

“Nga ajo që di, dhe më bën krenar unë jam i propozuar pothuajse nga të gjitha bordet. Sot do ta jap programin tim, në pajtim me procedurat partiake. Gjithashtu , sipas hulumtimeve të fundit, dy e treta e banorëve të Komunës Qendër janë të kënaqur nga puna ime dhe e jona, ku 60% përsëri do të japin mbështetje për kandidimin tim. Kjo, për mua paraqet një nder të madh, por edhe detyrim. E pres përkrahjen e LSDM-së për kandidimin tim dhe besoj se kjo do të ndodhë”, deklaroi Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button