SPGM: Filloi greva në MPM

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), njofton se fillon greva në shtëpinë mediale “Media Print Maqedoni” (MPM), transmeton Portalb.mk.

Gazetarët e gazetave të MPM-së, “Utrinski”, “Vest” dhe “Dnevnik” nuk e kanë marrë rrogën e janarit në afatin e parashikuar, andaj ata kanë hyrë në greve, në afat të pacaktuar. Greva është e organizuar nga SPGM dhe sipas vendimit për grevë, gazetarët prej sot nuk do të punojnë katër orë.

“Ashtu siç ato e shmangin takimin me ne, aq më gjatë do ta zgjasim grevën”, thonë gazetarët.

“Media Print Maqedoni” tani për tani nuk ka dalë me qëndrim për protestat. Nga sindikata e  gazetarëve dhe nga punëtorët e mediave  thonë se protesta është organizuar në mënyrë të ligjshme.

Përndryshe gazetarët disa herë kanë dalë në protesta, për ta shprehur pakënaqësinë ndaj menaxhmentit për shkak të vonesës dhe mospagimit të rrogave, siç thonë ata, edhe ashtu të zvogëluara.

Në korrik të vitit të kaluar ata protestuan ndaj paralajmërimit se 20 të punësuar, shumica nga gazeta “Vest” do të largohen nga puna.

Përpara dy vjetëve, gazetarët e punësuar në mediat e MPM-së gjithashtu dolën në protestë pasi që menaxhmenti paralajmëroi zvogëlim të rrogave. Ata morën marrëveshje dhe anekse të reja të marrëveshjes dhe u kushtëzuar që nëse ajo marrëveshje nuk nënshkruhet do të largohen nga puna.

Sipas vendimit menaxhmenti, për 10 për qind ua ka zvogëluar rrogat atyre qe marrin prej 18 deri më 30 mijë denarë, për 20 për qind atyre që marrin prej 30 deri më 60 mijë denarë, ndërkaq për 30 për qind atyre që marrin mbi 60 mijë denarë. /Portalb

LEXO: Kamçev e ka shitur pjesën e tij në MPM

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button