Rënia dhe shpërbërja e perandorive

Kur Perandoria Osmane arriti në piedestalin, në majë të ajsbergut, njëri nga vezirët me origjinë shqiptare nga dinastia e qyprilive, i kishte thënë Sulltan Sulejmanit, I Lartmadhëruari Sovrani ynë, ne mund të ndërtojmë anije prej ari dhe argjendi. Perandoria Osmane mburrej, ajo kishte arritur dhe ishte bërë një ndër perandoritë më kolosale. E shtrirë në tre kontinente, me një strategji ushtarake më të fortë në rruzulin tokësor. Ajo u bë perandori e gjithë perandorive. Shpalli Tanzimatin e përjetshmja dhe e pavdekshmja. Pas një shekulli fillojë të zbehej dhe dobësohej. Në fund të shekullit 19-të, perandoria që kishte sunduar pesë shekuj u shpërbë. Në fillim të shekullit 20-të  pushoi së ekzistuari dhe mori fund. Bashkimi Sovjetik, po ashtu në fillim të viteve 60-të arriti në maja të larta, ishte rival i vetëm i SHBA-ve. Pas Revolucionit Bolshevik kishte filluar një epokë e re plot entuziazëm dhe besim. Si doktrinë ideologjike të marksizëm-leninizmit dhe materializmit historic kishte filluar rendi i ri botëror. Suksesi dhe progresi i sovjetikëve bazohej në fillim në kohezionin social. Novacion i mbështetur në barazi, punësim, për të gjithë kujdesi mjeksor dhe shkollimi falas. Fillimi i industrializmit, transformimi prej një sistemi feudal-borgjez, në një shoqëri industriale dhe urbane. Në fillim të viteve 60-të, sovjetikët me ‘sputnikun’ të parët shkelën në hënë. Kremlini shpalli revolucion Mesianik. Ata i tejkaluan SHBA-të në strategji ushtarake. Duke mbivlerësuar arritjen dhe krenarinë, Kremlini, parashikonte që në fund të shekullit 20-të do të tejkalojnë Amerikën. Në fund Perandoria e Kuqe shpalli vetë triumfin, që do të jetë lidershipi dhe do të sundojë tërë planetin. Dy dekada më vonë, Perandoria e Kuqe e rraskapitur filloi të kalbej. Me kilometra, ishin rradhët e qytetarëve duke pritur për artikuj ushqimor dhe sapun. Kjo fuqi bipolare dhe policentriste pushoi së qenuri dhe dha shpirt. U varros më në fund. Ronald Regan Perandorinë  e Kuqe e quajti perandori e krimit. Perandoria Romake, një ndër perandoritë epokale, që ka pasur një jetë më të gjatë se gjithë perandoritë deri tani. Ekspansioni  dhe hapja në tre kontinente, konfliktet me barbarët plaҫkitës, përplasjet mes paganëve dhe krishterëve, kostoja e lartë për ushtarët dhe trupat që mbante jashtë Romës ndikuan në dobësimin e saj. Perandoria romake në mbarim të shekullit 4 pas erës sonë u shpërbë dhe mori fund. Perandoria e Lindjes e quajtur perandori bizantine, u ngjit lart dhe filloi të lulëzojë. Vazhdojë deri në shekullin e 15-të. Me zgjerimin e Perandorisë Osmane, Perandoria Bizantine mori fund. Studjuesi  kanadez, që nuk më kujtohet emri shkruan: Të qenurit një superfuqi siҫ janë SHBA dhe Bashkimi Sovjetik duhet të ketë strategji ideologjike, ushtarake, ekonomike dhe politike, pra të jetë e lidhur në katër hallka.

‘Tërheqja e Amerikës, mund të rezultojë në konflikt global’

Europa në fillim të shekullit 20-të, me fillimin e Luftës së Parë botërore si dhe  pas dy dekadave ku pasoj Lufta e Dytë botërore mbeti një kontinent i shkatërruar dhe i falimentuar, me dhjetëra mijëra të vrarë. Në fund u nda në dy blloqe. Pas Luftës së Dytë botërore dhe me fillimin e luftës së ftohtë bota u nda në dy pole. Filloi impakti i zgjimit të një lidershipi përtej Oqeanit Atlantik. Kjo fuqi dominuese botërore si doktrinë kishte idealizmin dhe materializmin, kishte kushtetutën biblike dhe etërit me tradita liberale dhe demokratike. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, SHBA mbeti e vetmja superfuqi ushtarake, ekonomike,  dhe teknologjike në botë. Kriza e egër financiare në vitin 2007 ishte e tmerrshme. Lufta në Afganistan dhe Irak që pasoj, dobësoi buxhetin ushtarak. Sipas studjuesve, analistëve, korrespondentëve nga Washingtoni, sinjalet paralajmëruese të administratës së re dhe presidentit amerikan  Donald Trump janë alarmuese. Strategjia dhe diskursi politik i presidentit është një recetë kërcënuese ndaj aleatëve të vet. Në të ardhmen pasojat mund të jenë dramatike në nivel global. Donald Trump mund të sjellë transparencë progres të brendshëm por në Politikën e Jashtme globale mund të vazhdojë një aventurë. Në të ardhmen administrata amerikane nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump mund të vazhdojë rrënjën e vazhdueshme të supermacisë së SHBA, lidershipit botëror. Henry Kissinger ish ministër i SHBA shkruan:  rrënja e një superfuqi e SHBA mund të përballet me sfida të reja gjeopolitike dhe globale në botë. Tërheqja e Amerikës, nga roli i saj si polic global, mund të rezultojë në konflikte, veҫanërisht globale kurse në të ardhmen Kina do të shfaqet si rival me epërsi, potencial ekonomik, gjeopolitik dhe ushtarak. Historiografi dhe studjuesi gjerman, Emanuel Shtupf shkruan: Ҫdo perandori ka lindjen ngritjen ekspansionin dhe në fund rënien ku përfundon nën gërmadhat e historisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button